Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

    September 18, 2026

    Fermat e boteve: “ushtritë” e padukshme që manipulojnë atë që shohim online

    September 18, 2026

    10 dokumentarë që do t’ju ndryshojnë mënyrën si e shihni paranë!

    September 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026

      Fermat e boteve: “ushtritë” e padukshme që manipulojnë atë që shohim online

      September 18, 2026

      10 dokumentarë që do t’ju ndryshojnë mënyrën si e shihni paranë!

      September 18, 2026

      Do të lësh cigaren? Këto janë metodat e provuara që rrisin shanset për sukses

      September 17, 2026

      Ja si renditet pasaporta shqiptare në botë dhe sa vende vizitohen pa vizë

      September 17, 2026
    • Mobiles

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026

      Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezanton iPhone Duo

      September 14, 2026

      TCL P80 Ultra dhe P80 Pro: Smartphone që shndërrohen në e-reader me një buton

      September 11, 2026

      Ky telefon i çuditshëm bën diçka që asnjë iPhone nuk mund ta bëjë

      September 9, 2026

      Pse i blejmë pajisjet e fundit? Shkaqet sociale pas fiksimit shqiptar me teknologjinë premium

      August 27, 2026
    • Gadgets

      Insta360 Luna Pro, kamera e re me optikë Leica e krijuar për vlog dhe Reels

      September 16, 2026

      Televizorët LG “spiunojnë” edhe kur janë offline apo në standby? Ja hetimi

      September 15, 2026

      HONOR prezanton Pad 20 dhe Pad 20 Pro: ekran 3K, bateri 10,100 mAh dhe Snapdragon i gjeneratës së fundit

      September 14, 2026

      HUAWEI WATCH GT 7 Pro: Smartwatch premium me fokus te sporti, çiklizmi dhe autonomia

      September 10, 2026

      TCL në IFA 2026: Televizorë Mini LED më të ndritshëm dhe soundbar me 22 altoparlantë

      September 9, 2026
    • Gaming

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026

      Kujdes nga i shkarkoni video-lojërat – mbi 400 mijë kompjuterë të infektuar

      June 16, 2026
    • AI

      Trendi viral që të kthen në vitet ’80 ka një kosto që shumë nuk e shohin: ujin

      September 16, 2026

      Adoleshenti bisedoi me ChatGPT për një sulm në shkollë, përfundon në polici

      September 15, 2026

      Trump vs Obama për Inteligjencën Artificiale: Kush fiton AI-në, apo kush arrin ta kontrollojë?

      September 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale ndez një debat të ri: Kush do ta paguajë koston e qendrave të të dhënave?

      September 11, 2026

      Claude fiton betejën me Pentagonin: Gjykata bllokon ndalimin ndaj AI të Anthropic

      September 11, 2026
    • Social Media

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026

      Instagram sjell funksionin e ri: Postimet ku ju bëjnë tag tani mund të shfaqen në profilin tuaj

      September 15, 2026

      Mbyllen rreth 200 llogari Instagrami të aktivistëve shqiptarë, Meta pranon gabimin: Ja çfarë po ndodh

      September 9, 2026

      Instagram heq enkriptimin “end-to-end” nga mesazhet: Çfarë do të thotë për privatësinë tuaj?

      September 7, 2026

      Twitter rikthehet? Ish-punonjësi sfidon Elon Musk dhe ringjall “zogun blu”

      August 31, 2026
    • Apps

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026

      I lodhur nga zhurma e avionëve, portugezi krijon platformën që ka gjurmuar 39 mijë fluturime mbi Lisbonë

      September 2, 2026

      CivilGrid, startup-i që synon të jetë një “Google Maps për botën nëntokësore”

      August 31, 2026

      A e dëmton trafikun në Instagram nëse editoni videot në CapCut apo aplikacione të tjera?

      August 19, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Kush është Lorna Hajdini, shqiptarja në qendër të vëmendjes në Wall Street
    Tech

    Kush është Lorna Hajdini, shqiptarja në qendër të vëmendjes në Wall Street

    Tech ExpertBy Tech ExpertMay 4, 2026Updated:May 4, 2026No Comments5 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Wall Street, paditë për ngacmim në vendin e punës nuk janë të rralla. Por rasti që përfshiu JPMorgan Chase dhe shqiptaren ekzekutive Lorna Hajdini u kthye shpejt në një histori virale, jo vetëm për shkak të akuzave të rënda, por sepse përmbysi narrativën më të zakonshme të rasteve të abuzimit në korporata, këtë herë paditësi ishte burrë, ndërsa e akuzuara një grua në një pozicion të lartë financiar.

    Po kush është Lorna Hajdini?

    Lorna Hajdini ishte drejtoresha ekzekutive në divizionin Leveraged Finance të JPMorgan Chase, një njësi që merret me financime të mëdha korporative, blerje dhe transaksione komplekse në tregjet financiare. Sipas raportimeve mediatike, ajo është 37 vjeç, e diplomuar në NYU Stern School of Business, dhe ka një karrierë të gjatë në JPMorgan. Media të ndryshme e përshkruajnë si pjesë të një ambienti shumë konkurrues, ku performanca, rrjetet profesionale dhe reputacioni personal kanë peshë të madhe.

    Një detaj që e bën profilin e saj më kompleks është se, përtej rolit në financë, ajo është raportuar edhe si e angazhuar me Minds Matter, një organizatë që ndihmon të rinj nga komunitete më pak të privilegjuara të ndjekin arsimin e lartë.

    Si doli historia?

    Historia shpërtheu në media pas një padie të ngritur në prill 2026 në New York, ku një ish-punonjës i JPMorgan, i identifikuar fillimisht si “John Doe”, akuzoi Hajdinin për abuzim seksual, presion profesional dhe sjellje racore fyese. Më pas, disa media e identifikuan paditësin si Chirayu Rana, ish-punonjës i JPMorgan dhe më vonë principal në Bregal Sagemount.

    Padia mori vëmendje të madhe sepse përmbante pretendime ekstreme. Por menjëherë pas publikimit, dokumenti u tërhoq për “korrigjime”, çka shtoi dyshime dhe e zhvendosi vëmendjen nga vetë akuza te besueshmëria e saj.

    Çfarë pretendon “i abuzuari”, ose të paktën paditësi?

    Sipas padisë, Rana pretendonte se Hajdini kishte përdorur pushtetin profesional për raport intim pa pëlqim, se kishte bërë komente racore dhe se e kishte kërcënuar me pasoja për bonusin dhe karrierën. Ai akuzoi gjithashtu JPMorgan se nuk e kishte hetuar siç duhet rastin dhe se kishte vepruar në mënyrë hakmarrëse pasi ai raportoi pretendimet.

    Në versionin e raportuar nga New York Post, Rana kishte paraqitur një ankesë të brendshme në maj 2025 për ngacmim me bazë race, gjinie dhe abuzim pushteti. Burimet e cituara nga media pretendojnë gjithashtu se ai kishte kërkuar një marrëveshje financiare shumë të lartë për t’u larguar nga kompania.

    Çfarë thotë Lorna Hajdini?

    Hajdini i ka mohuar kategorikisht akuzat. Përmes avokatëve të saj, ajo ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë sjellje të papërshtatshme ndaj këtij individi dhe se nuk ka qenë kurrë në vendin ku pretendohet se ka ndodhur një nga incidentet.

    Ky mohim është i rëndësishëm sepse nuk është thjesht një “nuk është e vërtetë”, por një kundërnarrativë e plotë, pala e saj thotë se pretendimet janë të fabrikuara dhe se dëmi reputacional ndaj saj është i madh.

    Çfarë thotë JPMorgan?

    JPMorgan deklaroi se pas hetimit të brendshëm nuk gjeti prova që mbështesnin pretendimet. Sipas bankës, hetimi përfshiu HR, avokatët e brendshëm, komunikime, të dhëna telefonike dhe email-e. Kompania tha gjithashtu se punonjës të tjerë bashkëpunuan me hetimin, ndërsa paditësi nuk dha informacionet që do të ishin thelbësore për të provuar pretendimet.

    Një pikë kyçe, sipas raportimeve, Rana nuk raportonte drejtpërdrejt te Hajdini. Ata ishin kolegë në të njëjtin ekip, por me menaxherë të ndryshëm, çka dobëson pretendimin se ajo kishte kontroll të drejtpërdrejtë mbi bonusin e tij.

    Pse u bë ushqim për median tradicionale e rrjetet sociale kjo histori?

    Sepse rasti kishte katër elementë viralë, një bankë globale, një ekzekutive grua, një paditës burrë dhe akuza shumë të rënda. Në rrjete sociale, historia u kthye shpejt në një gjyq publik, disa panë një rast të mundshëm abuzimi me pushtetin, ndërsa të tjerë një shembull të rrezikut të akuzave të pabazuara që mund të shkatërrojnë reputacione.

    Ç’ndodh me ngacmimet në korporata? 

    Në përgjithësi, rastet e ngacmimit seksual në vendin e punës janë më shpesh të raportuara nga gratë. EEOC në SHBA raporton se gjatë viteve 2018–2021, 78.2% e ankesave për ngacmim seksual u paraqitën nga gra.

    Studime më të gjera tregojnë se 38% e grave dhe 14% e burrave kanë raportuar se kanë përjetuar ngacmim seksual në punë.

    Por rastet me gra në pozita pushteti si të akuzuara janë më pak të zakonshme dhe më pak të studiuara. New America thekson se të dhënat mbi gratë si autore të ngacmimit janë të kufizuara, por ekzistojnë raste të dokumentuara ku gratë kanë ngacmuar burra ose gra të tjera në vendin e punës.

    Si përfundim, rasti i ekzekutives shqiptare nuk duhet lexuar vetëm si një histori skandali. Ai është një test për tri gjëra, si hetojnë kompanitë akuzat e rënda, si e trajton media një padi ende të paprovuar dhe si rrjetet sociale mund të dënojnë dikë përpara se gjykata të ketë folur.

    Aktualisht, nuk ka vendim gjykate. Ka një padi të tërhequr për korrigjime, një akuzues me pretendime të rënda, një ekzekutive që i mohon kategorikisht dhe një bankë që thotë se nuk gjeti prova. Kjo është arsyeja pse historia meriton trajtim të kujdesshëm, pwrtej sensacionalizmit.

    trending
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

    September 18, 2026

    Fermat e boteve: “ushtritë” e padukshme që manipulojnë atë që shohim online

    September 18, 2026

    10 dokumentarë që do t’ju ndryshojnë mënyrën si e shihni paranë!

    September 18, 2026

    Do të lësh cigaren? Këto janë metodat e provuara që rrisin shanset për sukses

    September 17, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

    September 18, 2026

    Fermat e boteve: “ushtritë” e padukshme që manipulojnë atë që shohim online

    September 18, 2026

    10 dokumentarë që do t’ju ndryshojnë mënyrën si e shihni paranë!

    September 18, 2026

    Do të lësh cigaren? Këto janë metodat e provuara që rrisin shanset për sukses

    September 17, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    8.9

    6 mënyra për të rregulluar AirPods tuaj nëse nuk po karikohen

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.