Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Markez “MKBHD” Brownlee është një nga YouTuberwt më të njohur në fushën e teknologjisë së informacionit, dhe pati mundësinë të intervistonte drejtorin ekzekutiv të Apple, Tim Cook gjatë konferencës WWDC. Gjatë intervistës, Cook komentoi Apple Intelligence, si dhe funksionet që mund të kryejë AI i kompanisë, si përmbledhja e tekstit dhe njoftimeve, krijimi i emoji-ve dhe fotove të personalizuara dhe më shumë. Siri gjithashtu është bërë më i zgjuar me Apple Intelligence, dhe tani i kupton më mirë gjuhët dhe ka më shumë kontroll mbi aplikacionet, transmeton Telegrafi. Gjatë intervistës, Cook përsëriti atë që kishte pohuar më parë, se pavarësisht…
Pothuajse katër në 10 njerëz, 39 për qind, në gjithë botën, kanë thënë se shpesh ose ndonjëherë u shmangen me qëllim lajmeve, në krahasim me 29 për qind më 2017, sipas hulumtimit. Lufta në Ukrainë dhe ajo në Lindje të Mesme mund të kenë kontribuuar në dëshirën e njerëzve për të qenë larg lajmeve, kanë thënë autorët e raportit. Sipas tyre, injorimi i lajmeve tani është në nivele rekorde. Një total prej 94.943 të rinjve në 47 shtete në gjithë botën, janë anketuar nga organizata YouGov në janar dhe shkurt për qëllime të raportit këtë vit. Këto gjetje janë bërë…
LinkedIn po nxjerr disa veçori të reja me Inteligjencë Artificiale (AI) që do të ndihmojë përdoruesit të kërkojnë punë. Bëhet e ditur se këto veçori të fuqizuara nga AI përfshijnë një trajnues Jobseeker që mund të gjejë punën e duhur për përdoruesit nga një mesazh teksti, një mjet për të rishikuar CV-të dhe aplikacionet dhe një chatbot që mund të ndihmojë në mënyrë interaktive në krijimin e letrave motivuese. Siç raportohet, këto veçori aktualisht po shpërndahen globalisht për përdoruesit Premium të platformës, shkruajnë mediat e huaja. Aktualisht, janë të disponueshme vetëm në anglisht, por kompania tha se në të ardhmen do…
Samsung dhe Apple, dy gjigandët teknologjikë, kanë qenë prej kohësh në një garë të ashpër për dominimin e tregut të smartfonëve. Në këtë sfond konkurrues, Samsung ka përdorur shpesh reklamat e saj për të vënë në lojë rivalin e vet, Apple. Këto janë 5 raste ku Samsung ka zgjedhur një qasje të drejtpërdrejtë dhe të hapur për të tallur Apple, duke nxjerrë në pah dobësitë ose kufizimet e produkteve të tij. Përmes humorit dhe ironisë, këto reklama jo vetëm që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, por kanë forcuar gjithashtu imazhin e Samsung si një markë inovative dhe të guximshme. https://www.youtube.com/watch?v=VG7R5qLd4SI&t=12s…
Në përditësimin e fundit të iOS 17.4, Apple ka bërë disa ndryshime radikale në koleksionin e saj të emojive, duke përfshirë zëvendësimin e emojive tradicionale të familjes me disa silueta gjinore neutrale dhe prezantimin e figurave të reja si burri me fustan, vello dhe mustaqe, gruaja me kostum dhe papijon, dhe më e çuditshmja burri shtatzënë. Ky hap ka ngritur shumë polemika dhe pyetje mbi atë se kë përfaqëson Apple me këto ndryshime. Ndërsa kompania justifikohet duke thënë se emojit e verdha nuk i përfaqësonin të gjithë, shumë kritikë mendojnë se emojit e reja nuk përfaqësojnë askënd, pasi janë persona…
Një sulm ransomware në Ascension, një rrjet i madh spitalesh në SHBA, po ndikon në mënyrë kritike kujdesin ndaj pacientëve ndërsa infermierët përpiqen të menaxhojnë pa të dhëna elektronike shëndetësore (EHR). Sulmi, i cili filloi më 8 maj, i ka lënë infermierët të fusin manualisht informacionin e recetës dhe të punojnë me të dhënat në letër, duke rritur ndjeshëm rrezikun e gabimeve. “Po vë në rrezik jetën e pacientëve,” tha një infermiere në Spitalin Ascension Providence Rochester, një strukturë me 290 shtretër pranë Detroitit. Infermierja vuri në dukje se rritja e ngarkesës së pacientit dhe mbështetja në hartimin e letrës…
Mjeti ajror elektrik EH216-S eVTOL u ngrit në një provë autonome ku morën pjesë ministri i Transportit dhe Shërbimeve Logjistike të Mbretërisë, Saleh al-Jasser dhe presidenti i Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil (GACA), Abdulaziz al-Duailej. “Prova u krye për t’u siguruar që taksia ajrore mund të ofrojë shërbime gjatë sezonit të Haxhit”, ka thënë al-Jasser për Al Arabiya, duke folur nga brenda mjetit ajror. “Pa pilot dhe i kontrolluar nga toka, ky aeroplan përshtatet në dy persona dhe mund të fluturojë pa karburant për një distancë deri në 40 kilometra, i fuqizuar vetëm nga energjia elektrike, në përputhje të…
Meta ka lëshuar në heshtje Komunitete për Facebook Messenger, pasi ka prezantuar të njëjtën veçori në WhatsApp në vitin 2022. Me veçorinë e re, përdoruesit mund të lidhen me të tjerët drejtpërdrejt në Messenger – funksioni i ri i Komuniteteve nuk është i lidhur me Grupet e Facebook. Komunitetet ju mundësojnë të krijoni hapësira të dedikuara për komunikim në kohë reale në Messenger, në mënyrë të pavarur dhe jo të lidhur me asnjë grup në Facebook. Të gjithë anëtarët e seksionit “Komuniteti” mund të shohin të gjithë përmbajtjen në bisedë. Lexo edhe: Instagram dhe Facebook do të trajnojnë Inteligjencën Artificiale…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale pamje nga automjeti i parë ushtarak i blinduar i prodhuar në Shqipëri. Rama shprehet se “Shota’, automjeti i parë ushtarak “Made in Albania”, i projektuar në Shqipëri, përmbush standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes. “Mirëmëngjesi dhe me “shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar ‘Made in Albania’, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Automjeti është i pajisur me teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një…
Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se janë shtuar rastet e përdorimit dhe blerjeve me kartë. Në një aktivitet të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, Sejko tha se rreth 78% e shoqërisë adulte kanë llogari bankare. “Rreth 78% e shoqërisë adulte kanë llogari bankare. Po ashtu ka pasur rritje të numrit të pagesave elektronike dhe me kartë. Banka e Shqipërisë ka miratuar strategji për edukimin financiar, që është një e mirë publike për të gjithë. Se bashku mund të ndërtojmë një shoqëri financiare, ku të gjithë mund të zhvillohen.”, -tha Sejko. Lexo edhe: Efektet e pandemisë…

