Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Elon Musk dhe drejtuesit e Big Tech kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia

    November 16, 2026

    Para se ta vendosni fëmijën në ulësen e përparme të veturës, duhet të dini këtë rrezik

    November 16, 2026

    Microsoft rikthen plotësisht shërbimet pas ndërprerjes globale që paralizoi institucione dhe biznese

    November 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Para se ta vendosni fëmijën në ulësen e përparme të veturës, duhet të dini këtë rrezik

      November 16, 2026

      Microsoft rikthen plotësisht shërbimet pas ndërprerjes globale që paralizoi institucione dhe biznese

      November 16, 2026

      Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

      November 13, 2026

      Microsoft në garë me kohën për të zgjidhur ndërprerjen globale: “Përpjekjet nuk po japin rezultatet e pritshme”

      November 13, 2026

      Jensen Huang jep dorëheqjen nga Nvidia pas skandalit të spiunazhit, thirret të dëshmojë në Senatin amerikan

      November 13, 2026
    • Mobiles

      Pa internet gjatë festave? Xfinity prezanton funksionin që fik Wi-Fi me një klikim

      November 12, 2026

      Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

      November 2, 2026

      “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

      October 30, 2026

      iPhone 18 Pro Max vs. iPhone 17 Pro Max: Çfarë ka ndryshuar dhe a ia vlen modeli i ri?

      October 28, 2026

      Samsung Galaxy Z Fold8 dhe Fold8 Ultra, shitjet në Europë rriten me 45% krahasuar me Fold7

      October 27, 2026
    • Gadgets

      Telefoni i vjetër gjerman rikthehet në jetë, tani flet me inteligjencën artificiale të Google

      November 11, 2026

      Kamerat e sigurisë UniFi: Pse konsiderohen ndër zgjedhjet më të mira për monitorim?

      November 10, 2026

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026
    • Gaming

      GTA 6 zbulon makinat e reja, nga modelet klasike te supermakinat moderne

      November 9, 2026

      GTA 6 mbërrin edhe në Tiranë, një mural gjigant shfaqet në kryeqytet

      November 5, 2026

      GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

      November 2, 2026

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026
    • AI

      Elon Musk dhe drejtuesit e Big Tech kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia

      November 16, 2026

      Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

      November 13, 2026

      Kompania e Mira Muratit drejt vlerësimit 40 miliardë dollarë, më pak se dy vite nga themelimi

      November 10, 2026

      Harvardi ndalon inteligjencën artificiale dhe telefonat në një nga kurset më të kërkuara

      November 9, 2026

      Artistët po fshijnë veprat nga rrjetet sociale: AI po riprodhon artin e tyre pa leje dhe pa shpërblim

      November 2, 2026
    • Social Media

      Të premtojnë se do të bëhesh milioner nëse blen kursin e tyre online: Ja mashtrimi që përdorin

      November 11, 2026

      Mjaft me profesionistë që bëjnë palaçon për klikime! Europianët kërkojnë komunikim më serioz në rrjetet sociale

      November 4, 2026

      Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

      November 3, 2026

      Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor

      October 28, 2026

      Si mediat shqiptare mashtrojnë me “vdekjet” e personazheve publike

      October 27, 2026
    • Apps

      Hakerët pretendojnë se mund të hyjnë në Gmail edhe pasi ndryshoni fjalëkalimin

      November 10, 2026

      Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

      November 3, 2026

      Revolut pëson ndërprerje globale: Miliona përdorues mbeten pa akses në llogaritë dhe kartat bankare

      October 26, 2026

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Gjiganti gjerman në krizë/ Volkswagen mund të mbyllë katër fabrika dhe të shkurtojë100 mijë vende pune
    Tech

    Gjiganti gjerman në krizë/ Volkswagen mund të mbyllë katër fabrika dhe të shkurtojë100 mijë vende pune

    Raporti zbulon gjithashtu se Volkswagen po shqyrton një transformim të modelit të organizimit.
    Tech ExpertBy Tech ExpertJune 29, 2026Updated:June 29, 20261 Comment3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Volkswagen po përgatitet për një nga ristrukturimet më të mëdha në historinë e kompanisë. Sipas revistës gjermane Manager Magazin, e cila citon burime të brendshme, drejtori ekzekutiv Oliver Blume ka paraqitur një plan që parashikon eliminimin e deri në 100 mijë vendeve të punës në nivel global.

    Nëse realizohet, ky do të ishte dyfishi i objektivit të shpallur vetëm pak muaj më parë, kur grupi njoftoi se synonte të shkurtonte rreth 50 mijë vende pune deri në vitin 2030.

    Sipas raportimit, dokumenti i prezantuar bordit drejtues nuk përmban një numër përfundimtar të vendeve që do të shkurtohen, duke lënë hapësirë për mënyrën se si do të zbatohet ristrukturimi.

    Volkswagen nuk e ka konfirmuar lajmin. Në një deklaratë për Euronews, një zëdhënës i kompanisë tha se çështjet përkatëse do të shqyrtohen dhe miratohen nga organet përgjegjëse, duke shtuar se kompania nuk do të komentojë përpara përfundimit të këtij procesi.

    Megjithatë, drejtuesit e grupit kanë pranuar më herët se modeli aktual i biznesit nuk është më i qëndrueshëm. Sipas tyre, zhvillimi i automjeteve në Gjermani, prodhimi në Europë dhe eksportimi në tregjet globale nuk funksionon më për të gjitha markat e grupit, ndërsa industria automobilistike po kalon një transformim të thellë.

    Lexo edhe: Pse Silicon Valley, Londra dhe Shenzhen janë tre kryeqytetet e teknologjisë botërore?

    Katër fabrika mund të mbyllen

    Përveç reduktimit të vendeve të punës, plani parashikon edhe mbylljen graduale të katër impianteve të prodhimit në Gjermani. Sipas Manager Magazin, në rrezik janë fabrikat e Volkswagen në Hanover, Zwickau dhe Emden, si edhe uzina e Audi në Neckarsulm.

    Prodhimi në këto impiante pritet të ndërpritet pasi modelet aktuale të automjeteve të arrijnë fundin e ciklit të tyre të jetës.

    Mbetet ende e paqartë se si mund të realizohen shkurtimet, duke pasur parasysh marrëveshjet ekzistuese me sindikatat. Volkswagen ka një garanci për ruajtjen e vendeve të punës deri në fund të vitit 2030, ndërsa Audi deri në fund të vitit 2033.

    Ndryshime të thella në strukturën e grupit

    Raporti zbulon gjithashtu se Volkswagen po shqyrton një transformim të modelit të organizimit. Marka kryesore Volkswagen dhe divizioni i komponentëve mund të ndahen nga grupi dhe të funksionojnë si kompani të pavarura.

    Një hap i tillë do t’i krijonte kompanisë mundësinë që në të ardhmen të listojë biznese të veçanta në tregjet e kapitalit.

    Një krizë që po thellohet

    Planet për ristrukturim vijnë pas një përkeqësimi të rezultateve financiare. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, fitimi neto i Volkswagen ra me 28%, duke zbritur në 1.56 miliardë euro, ndërsa të ardhurat u tkurrën me 2%, në 75.7 miliardë euro.

    Drejtori financiar i grupit, Arno Antlitz, kishte paralajmëruar më herët se masat e kursimit të ndërmarra deri tani nuk janë të mjaftueshme.

    “Kursimet e planifikuara nuk mjaftojnë. Nëse nuk veprojmë, rrezikojmë të ardhmen e kompanisë”, ishte deklarata e tij.

    Presioni ndaj Volkswagen është shtuar edhe nga tarifat amerikane, të cilat sipas kompanisë krijojnë rreth 4 miliardë euro kosto shtesë çdo vit. Njëkohësisht, shitjet në Kinë , tregu më i madh i vetëm i grupit – ranë me 20% gjatë tremujorit të parë, ndërsa prodhuesit vendas, si BYD, po forcojnë pozitat e tyre jo vetëm në Kinë, por edhe në tregun europian.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Elon Musk dhe drejtuesit e Big Tech kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia

    November 16, 2026

    Para se ta vendosni fëmijën në ulësen e përparme të veturës, duhet të dini këtë rrezik

    November 16, 2026

    Microsoft rikthen plotësisht shërbimet pas ndërprerjes globale që paralizoi institucione dhe biznese

    November 16, 2026

    Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

    November 13, 2026
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Pingback: Gjermania i jep fund lejes mjekësore me telefon në kuadër të reformave - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Elon Musk dhe drejtuesit e Big Tech kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia

    November 16, 2026

    Para se ta vendosni fëmijën në ulësen e përparme të veturës, duhet të dini këtë rrezik

    November 16, 2026

    Microsoft rikthen plotësisht shërbimet pas ndërprerjes globale që paralizoi institucione dhe biznese

    November 16, 2026

    Microsoft në garë me kohën për të zgjidhur ndërprerjen globale: “Përpjekjet nuk po japin rezultatet e pritshme”

    November 13, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.