Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
WhatsApp ka sjellë një risi që do gëzojë të gjithë ata që duan të fshehin bisedat e tyre në këtë aplikacion. Chat Lock, është opsioni më i ri. Chat Lock ju lejon të kyçni bisedat individuale brenda WhatsApp duke përdorur një kod kalimi ose vërtetim biometrik – me fjalë të tjera, gjurmët e gishtave ose njohjen e fytyrës, si një mënyrë për t’i mbajtur mesazhet tuaja të fshehura nga sytë kureshtarë. Bisedat tuaja të kyçura më pas ruhen në një dosje të veçantë, ku vetëm ju keni akses. Ai gjithashtu fsheh automatikisht përmbajtjen e asaj bisede në njoftimet tuaja gjithashtu.…
Policia e krimit kibernetik po heton alarmin për bombë, i cili pas kontrolleve rezultoi fals- që mbërriti thuajse në të gjitha adresat e emaileve të të gjitha shkollave të qytetit të Tiranës mëngjesin e së premtes. Skenari është i ngjashëm me atë që është përdorur dhe më përpara në Maqedoninë e Veriut ku grupi hetimor ka dyshime se bëhet fjalë për të njëjtin person, bëjnë të ditur burimet për shqiptarja.com Policia e krimit kibernetik që po heton ka dyshime se autori pasi ka gjetur listën me emailet e institucioneve arsimore ka përgatitur mesazhin e kërcënimit. Lexo edhe: Po xhironte një video live,…
Rylo Huncho, një reper amerikan, vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë në një video live, sipas mediave amerikane. Siç shihet edhe në video, e cila është postuar në disa rrjete sociale, muzikanti 17-vjeçar ishte duke filmuar një postim në Instagram kur ndodhi ngjarja fatale. Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment i çaktivizon sigurinë, e drejton në kokë dhe një lazer jeshil e shënjon. Papritur dëgjohet një e shtënë, i dridhen flokët dhe kamera i largohet nga duart teksa video përfundon. Reperi 17-vjeçar u gjet i vdekur në Suffolk, Virxhinia, SHBA më 15 maj,…
Jan Leike, i cili drejtoi ekipin e quajtur “Superalignment” të ‘OpenAI-it’, së bashku me një bashkëthemelues të kompanisë, i cili gjithashtu dha dorëheqjen këtë javë, shkruante në një seri postimesh në platformën e medias sociale X, se ai ishte bërë pjesë e kompanisë, pasi mendonte se do të ishte vendi më i mirë për të bërë kërkime në fushën e inteligjencës artificiale. “Prej kohësh nuk kam rënë dakord me udhëheqësit e OpenAI-it në lidhje me përparësitë kryesore të kompanisë, derisa më në fund mbërritem tek një pikë ndarjeje”, shkruante zoti Leike. Ai tha se duhet të ketë më shumë përqendrim…
Në disa pjesë të internetit është më mirë të mos hyni dhe sado kurreshtar të jeni, është më mirë të mos dini se çfarë kuptimi kanë disa gjëra. Kjo është një listë me pesë terma të tillë. 1. Ichthyosis Harlequin I njohur gjithashtu si “Sindroma e foshnjës së Harlequin”, kjo gjendje e rrallë gjenetike shkakton që lëkura e të porsalindurve të formojë pllaka të trasha në formë diamanti që ngjajnë me luspat e peshkut. Jo vetëm që duket keq, por gjendja kërkon trajtim të menjëhershëm, edhe pse përparimet mjekësore kanë përmirësuar shanset e foshnjave për të mbijetuar nëse e bëjnë…
Google Maps ka prezantuar një funksion të ri që e thjeshtëson navigimin, funksionin “You”. Siç raportohet, “You” është vendi ku gjenden ndryshimet më të rëndësishme, udhëtimet e ruajtura dhe ato që doni t’i realizoni.Gjithashtu, kompania ka përmendur edhe ndryshime të tilla si ngjyra të reja që e bëjnë më të lehtë gjetjen e vendeve në hartë, shkruajnë mediat e huaja. Lexo edhe: Google ndyshon kryefaqen e Google Maps për të gjithë përdoruesit Ndërsa për drejtuesit e automjeteve elektrike, Google Maps ka filluar të shfaqë një përvojë që i dedikohet “stacioneve të karikimit”. Duke e zgjedhur llojin e automjetit të tyre,…
Intel është në bisedime të avancuara për një marrëveshje me Apollo Global Management, në të cilën firma e kapitalit do të sigurojë më shumë se 11 miliardë dollarë për të ndërtuar një objekt në Irlandë, raportoi të hënën Wall Street Journal. Lëvizja vjen pasi Intel kërkon të zgjerojë praninë e saj në të gjithë Shtetet e Bashkuara me një shpenzim të planifikuar prej 100 miliardë dollarësh në katër shtete, për të rritur biznesin e saj të prodhimit dhe për të arritur hapin me rivalin e prodhimit të çipave TSMC. Lexo edhe: Ky është videoklipi i parë muzikor i krijuar totalisht…
Apple ka kërkuar falje për reklamën e saj të re për iPad Pro ku shtyp kamerat, librat dhe instrumentet muzikore. Reklama e shpërndarë nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook, paraqet gjithashtu edhe mjete kreative si aparat diskografik dhe metronom teksa shtypen. Ajo kishte për qëllim të tregonte gamën e gjerë të mjeteve për të cilat mund të përdoret iPad-i më i hollë ndonjëherë, shkruan skynews. Lexo edhe: Pse njerëzit janë zemëruar nga reklama e re e Apple për iPad? Por, reklama u kritikua shumë, me aktorin Hugh Grant që tha se ajo shfaqte “shkatërrimin e përvojës njerëzore”. “Kreativiteti është në…
Ju duhet të keni parasysh 3 shenja që tregojnë se po bisedoni me një chatbot me Al, e jo me një person real. Mashtruesit lehtësisht mund të përdorin chatbot me Al për t’ju mashtruar dhe për të shkruar pothuajse çdo lloj mesazhi që e bën të duket si person i vërtet. Dhe për shkak të avancimit të Al, chatbot-et tani janë jashtëzakonisht bindëse. “Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të bërë dallimin midis njerëzve real dhe chatbot-eve të AI”, tha eksperti i sigurisë kibernetike Paul Bischoff. Lexo edhe: Kinematografia e ka parashikuar, sot mund të flirtosh me chatbot-et…
Një koncept fantastiko-shkencor për të ndërtuar një hekurudhë hënore mund të jetë një hap më afër realitetit, pas marrjes së parave dhe kohës nga NASA, shkruan BBC. Projekti ”Flexible Levitation on a Track (Float)” do të përdorte magnet për të “notuar” si një tabaka robotike në sipërfaqen e Hënës, duke i lejuar astronautët të transportojnë objekte dhe materiale më lehtë. Float u propozua për herë të parë në 2021 dhe është një nga gjashtë idetë e zgjedhura për t’u mbështetur në fazën e dytë të programit ”Innovative Advanced Concepts (NIAC)” të NASA-s. Lexo edhe: NASA e frikësuar, bën paralajmërimin e…

