Policia e krimit kibernetik po heton alarmin për bombë, i cili pas kontrolleve rezultoi fals- që mbërriti thuajse në të gjitha adresat e emaileve të të gjitha shkollave të qytetit të Tiranës mëngjesin e së premtes.
Skenari është i ngjashëm me atë që është përdorur dhe më përpara në Maqedoninë e Veriut ku grupi hetimor ka dyshime se bëhet fjalë për të njëjtin person, bëjnë të ditur burimet për shqiptarja.com
Policia e krimit kibernetik që po heton ka dyshime se autori pasi ka gjetur listën me emailet e institucioneve arsimore ka përgatitur mesazhin e kërcënimit.

Lexo edhe: Po xhironte një video live, reperi adoleshent qëlloi gabimisht veten me armë në kokë (FOTO)
Kontrollet e shkollave
Alarmi shkaktoi frikë tek prindërit, ndërsa fëmijët në disa shkolla ku ka pasur kontrolle të policisë dolën jashtë në oborr, por më pas u rikthyen në klasa e mësimi ka vijuar. Policia e Krimit kibernetik po verifikon se nga është dërguar emaili.
Nje email që Report Tv ka siguruar i është dërguar Shkollës Katund i Ri.
E-mail është dërguar mëngjesin e së premtes në orën 04:15 tek adresa ‘shkolla.katundiri@yahoo.com’. Personi që e ka dërguar ka shkruar me përmbajtje të ekstremizmit fetar islamik duke kërcënuar këdo që do e pengojë, në qëllimin dhe targetin e tyre që mesa duket janë mësuesit, të cilët janë kërcënuar rëndë.
Megjithatë mbetet e dyshimtë autenticiteti i këtij e-mail, pasi siç dihet kohët e fundit.
Policia kreu kontrolle dhe në shkolla të tjera 9-vjeçare në Tiranë. Bëhet fjalë për shkollën ‘Vaçe Zela’ në rrugën Eshref Frashëri dhe në shkollën ‘Gustav Majer’ në rrugën Frosina Plaku, pranë 21-dhjetorit. Sakaq, kontrolle ka patur edhe në gjimnazin ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet.
Pas kontrolleve të policisë, mësimi vijon normalisht.




