Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
iPhone 18 Pro Max është prezantuar zyrtarisht dhe, në pamje të parë, nuk ndryshon shumë nga iPhone 17 Pro Max. Megjithatë, sipas Apple, përmirësimet më të rëndësishme këtë vit ndodhen brenda pajisjes: nga procesori dhe sistemi i kamerave te autonomia e baterisë dhe funksionet e inteligjencës artificiale. Modeli i ri vjen gjithashtu me një çmim më të lartë. iPhone 18 Pro kushton nga 1,199 dollarë, ndërsa iPhone 18 Pro Max nis nga 1,299 dollarë, një rritje prej 100 dollarësh krahasuar me gjeneratën e kaluar. Por a janë këto përmirësime të mjaftueshme për të justifikuar kalimin nga iPhone 17 Pro Max te modeli…
Një valë protestash të udhëhequra nga të rinjtë e Gjeneratës Z ka përfshirë disa vende europiane, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën dhe Shqipërinë. Rritja e kostos së jetesës, gjendja e dobët e shkollave, mungesa e mundësive ekonomike dhe perceptimi për korrupsionin janë ndër arsyet kryesore që kanë nxitur pakënaqësinë. Në Serbi, protestat studentore kontribuuan në rrëzimin përmes zgjedhjeve të udhëheqësit shumëvjeçar të vendit, ndërsa këtë fundjavë priten demonstrata të tjera në Gjermani. Maya Gourdel, një studente 19-vjeçare nga Brukseli, qëndron ulur në një tavolinë duke shkruar parulla kundër drejtuesve të vendit të saj: “Nëse digjemi ne, do të digjeni edhe ju…
Instagram po përgatitet për një nga ndryshimet më të mëdha në mënyrën se si konsumojmë përmbajtje në platformë. Rrjeti social ka nisur testimin e videove deri në 90 minuta me një grup të përzgjedhur krijuesish, duke synuar të zgjerohet përtej formatit të shkurtër Reels dhe të konkurrojë më drejtpërdrejt me YouTube. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri, dhe zëvendëspresidentja e produktit, Tessa Lyons. Sipas tyre, gjithnjë e më shumë krijues po prodhojnë video të gjata, por përdorin fragmente të shkurtra në Reels për të promovuar përmbajtjen e plotë në platforma të tjera. Me funksionin e ri, Instagram dëshiron që…
Të sigurosh klikime duke sajuar vdekjen e një personi; ky është nja nga rastet më të rënda në mediat shqiptare. Një shembull tipik është njoftimi i pavertetë i ndarjes nga jeta të personazheve publike. Në këtë rast mashtrimi sikur Enkel Demi ka ndërruar jetë. Fotoja e tij ishte e kompletuar vizualisht me elemente të standardeve të lajmeve mortore. Bien në sy shiriti i zisë, tituj emocionale, detaje që e bënin të dukej i besueshëm. E gjithë kjo nxit reagime emocionale si tronditje, frikë, empati. Titulli: “Vdes gazetari i njohur Enkel Demi” dhe mënyra si është ndërtuar, jep reagim të menjëhershëm…
Norvegjia po përgatitet të vendosë kufizime të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç.Qeveria ka njoftuar se po finalizon një projektligj që pritet t’i paraqitet Parlamentit deri në fund të vitit 2026. Ndryshe nga propozimi fillestar, kufizimet nuk do të përfshijnë vetëm platformat tradicionale të rrjeteve sociale, por potencialisht edhe lojërat online dhe aplikacionet e komunikimit. Platforma si TikTok, Snapchat dhe Roblox mund të përfshihen në ligjin e ri, në varësi të vlerësimit të rreziqeve që paraqesin për fëmijët. Roblox, për shembull, nuk është thjesht një platformë lojërash, por edhe një hapësirë ku përdoruesit krijojnë përmbajtje, komunikojnë dhe…
Samsung po regjistron rezultate pozitive në Europë me Galaxy Z Fold8 dhe Galaxy Z Fold8 Ultra. Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, shitjet e kombinuara të dy modeleve gjatë nëntë javëve të para pas lançimit, më 7 gusht 2026, janë rritur me 45% krahasuar me Galaxy Z Fold7 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rezultati tregon interesin në rritje për telefonat me ekran të palosshëm, një kategori që deri pak vite më parë konsiderohej produkt i një tregu të kufizuar. Sinjalet e para pozitive u shfaqën që gjatë fazës së porosive paraprake. Në gusht, Samsung raportoi një rritje prej mbi…
Blerësit e pajisjes së parë të palosshme të Apple, iPhone Duo, po raportojnë në internet një problem serioz me produktin e tyre. Të gjitha raportimet tregojnë një skenar të përbashkët: shfaqjen e një vije vertikale dhe një vije horizontale në ekranin e brendshëm, si pasojë e një keqfunksionimi të mundshëm të mekanizmit të palosjes (menteshës), shkruan gsmarena. Sipas këtyre raportimeve, në një moment pas blerjes së telefonit, mentesha është bërë jashtëzakonisht e ngurtë, duke kërkuar përpjekje shtesë për ta hapur pajisjen. Kur përdoruesi e ka hapur atë duke kapërcyer rezistencën, është dëgjuar një zhurmë kërcitëse dhe, si pasojë, në ekranin…
Miliona përdorues të bankës dixhitale Revolut u përballën me probleme serioze gjatë së martës, më 20 tetor 2026, pasi aplikacioni dhe disa prej shërbimeve bankare dolën përkohësisht jashtë funksionit. Përdorues nga vende të ndryshme raportuan pamundësi për të hyrë në llogaritë e tyre, për të kryer pagesa apo për të përdorur kartat bankare. Problemet nisën gjatë orëve të mëngjesit, kur shumë klientë raportuan se kartat e tyre refuzoheshin gjatë pagesave, ndërsa të tjerë merrnin mesazhe gabimi gjatë përpjekjeve për të hyrë në aplikacion. Ankesat erdhën nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Franca, Spanja, Japonia dhe vende të tjera, duke treguar se…
Viti 2026 po konfirmon një ndryshim të madh në industrinë e automobilave. Elektriket po bëhen më të përballueshme dhe me autonomi më të madhe, ndërsa prodhuesit nuk po heqin dorë nga hibridet dhe motorët tradicionalë. Kjo do të thotë se për blerësin zgjedhja nuk është më thjesht “benzinë apo naftë”, por elektrike, full hybrid, plug-in hybrid, mild hybrid apo motor tradicional. Në Evropë, vetëm në gusht 2026, makinat plotësisht elektrike përbënin 27.7% të regjistrimeve të reja, ndërsa plug-in hybrid 11.1%. Ndër modelet që kanë debutuar ose kanë hyrë në treg gjatë 2026-s, këto janë disa prej emrave që ia vlen të…
Në seancën plenare të së enjtes, deputetët e PS-së, miratuan ligjin për të drejtën e autorit. Përmes një postimi të ndarë në Facebook, Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe thekson se YouTube, Facebook, TikTok dhe platformat e tjera që shpërndajnë përmbajtje të mbrojtur nga e drejta e autorit do t’u nënshtrohen rregullave më të qarta për autorizimin e përdorimit të veprave dhe trajtimin e shkeljeve. Sakaq, bëhet me dije se një tjetër ndryshim është detyrimi për platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, por nuk kanë seli në vend, që të caktojnë një përfaqësues ligjor. Kjo do t’u japë autorëve shqiptarë një…
