Në seancën plenare të së enjtes, deputetët e PS-së, miratuan ligjin për të drejtën e autorit. Përmes një postimi të ndarë në Facebook, Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe thekson se YouTube, Facebook, TikTok dhe platformat e tjera që shpërndajnë përmbajtje të mbrojtur nga e drejta e autorit do t’u nënshtrohen rregullave më të qarta për autorizimin e përdorimit të veprave dhe trajtimin e shkeljeve.
Sakaq, bëhet me dije se një tjetër ndryshim është detyrimi për platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, por nuk kanë seli në vend, që të caktojnë një përfaqësues ligjor. Kjo do t’u japë autorëve shqiptarë një adresë konkrete ku mund të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre.
Më tej, ligji në fjalë synon forcimin e pozitës së autorëve në kontrata. Këta të fundit do të kenë të drejtë të informohen se si përdoren veprat e tyre, sa të ardhura gjenerojnë dhe të kërkojnë rishikimin e kontratës në rastet kur e konsiderojnë të padrejtë shpërblimin.
Në seancën e djeshme plenare, deputetët e PS-së, miratuan ligjin për të drejtën e autorit. Përmes një postimi të ndarë në Facebook, Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe thekson se YouTube, Facebook, TikTok dhe platformat e tjera që shpërndajnë përmbajtje të mbrojtur nga e drejta e autorit do t’u nënshtrohen rregullave më të qarta për autorizimin e përdorimit të veprave dhe trajtimin e shkeljeve.
Sakaq, bëhet me dije se një tjetër ndryshim është detyrimi për platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, por nuk kanë seli në vend, që të caktojnë një përfaqësues ligjor. Kjo do t’u japë autorëve shqiptarë një adresë konkrete ku mund të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre.
Më tej, ligji në fjalë synon forcimin e pozitës së autorëve në kontrata. Këta të fundit do të kenë të drejtë të informohen se si përdoren veprat e tyre, sa të ardhura gjenerojnë dhe të kërkojnë rishikimin e kontratës në rastet kur e konsiderojnë të padrejtë shpërblimin.
Lexo edhe: Ke lindur në fund të viteve ’90? Ndoshta nuk je as Millennial, as Gen Z: je “Zillennial”
Ndryshime do të ketë edhe në tregun e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit, ku synohet të krijohet më shumë konkurrencë dhe më shumë mundësi zgjedhjeje për krijuesit.
Ministri njoftoi më tej dhe riorganizimin e strukturës përgjegjëse për të drejtën e autorit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, për të cilën tha se do të krijohet një strukturë e posaçme për mbrojtjen e të drejtave të autorit në fushën digjitale, ndërsa stafi do të shtohet me 11 punonjës.

