Google ka vendosur të përmirësojë Eksperiencën Gjenerative të Kërkimit (SGE) të drejtuar nga AI, me një veçori që pritet të përmirësojë eksperiencën e përdoruesëve: përmbledhjen e artikujve. Sipas një postimi në blogun e kompanisë, SGE, e njohur për kondensimin e rezultateve të kërkimit, tani do të ofrojë përmbledhje të shkurtra të artikujve në web pasi përdoruesit të klikojnë mbi to.
Google e përshkruan këtë shtesë si një “eksperiment të hershëm”, duke u pilotuar fillimisht në programin e tij “Search Labs” këtë javë. Ata që kanë aktivizuar më parë SGE do të kenë akses të menjëhershëm, ndërsa të sapoardhurit do të duhet ta zgjedhin veçmas këtë veçori. Fillimisht, ky mjet do të jetë i aksesueshëm në aplikacionin Google për Android dhe iOS, me plane për ta shtrirë atë në shfletuesin desktop Google Chrome së shpejti.
Brenda aplikacionit celular Google, përdoruesit mund të zbulojnë “pikat kyçe” të një artikulli të kuruar nga AI, duke zgjedhur një ikonë të vendosur në bazën e ekranit. Është e rëndësishme të theksohet se kjo veçori është krijuar ekskluzivisht për artikuj në web të aksesueshëm publikisht. Google sqaron se përmbajtja me pagesë nuk do të përmblidhet.
Artikull i ngjashëm:
Inteligjenca Artificiale e Google synon qiellin: Një e ardhme më e pastër për aviacionin?
Por ky nuk është fundi i zhvillimeve të fundit të SGE. Google po prezanton disa rregullime për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Për pyetjet që lidhen me fusha si shkenca, ekonomia ose historia, përdoruesit tani mund të kërkojnë mbi terma specifikë për të marrë përkufizime, ose mjete ndihmëse vizuale. Plus, përmbledhjet e lidhura me kodin e SGE janë planifikuar të bëhen më miqësore për përdoruesit.
SGE u prezantua për herë të parë për publikun në Google I/O në maj. Megjithë opinionin e herëpashershëm kundërshtues, Google duket mjaft i kënaqur me trajektoren e tij. Gjatë një konference të fundit, CEO i Google, Sundar Pichai, shprehu kënaqësinë, duke zbuluar se reagimet fillestare të përdoruesve kanë qenë kryesisht pozitive. Ai vuri në dukje me besim, “me kalimin e kohës kjo do të jetë mënyrë se si do të funksionojë “Kërkimi në web”.




