Vetëm pak ditë pas lançimit të shumëpritur, Grand Theft Auto VI po përballet me kritika të shumta nga komuniteti i lojtarëve. Sipas raportimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, loja pretendohet se ka regjistruar mbi 5 milionë çinstalime në pak më shumë se 72 orë.
Një nga kritikat më të shpeshta lidhet me realizmin e tepruar të lojës. Disa fansa ankohen se edhe veprime karakteristike të serisë GTA, si vjedhja e automjeteve, janë bërë tepër të komplikuara, duke e bërë eksperiencën më pak argëtuese.
Të tjerë e kanë cilësuar me ironi lojën si një “simp simulator”, duke kritikuar fokusin te marrëdhëniet romantike mes personazheve.
Paradoksalisht, një pjesë tjetër e lojtarëve mendon se GTA 6 nuk është mjaftueshëm realiste, duke kritikuar mungesën e disa detajeve grafike, përfshirë efektet e përplasjeve të avionëve.
Një tjetër arsye e raportuar për çinstalimin është hapësira e madhe që kërkon loja. Shumë përdorues pretendohet se po e fshijnë GTA 6 për të rikthyer lojërat dhe aplikacionet që kishin hequr më parë për t’i bërë vend asaj.
Nëse shifra prej 5 milionë çinstalimesh konfirmohet, GTA 6 mund të shënojë një rekord negativ në industrinë e videolojërave. Megjithatë, këto statistika nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Rockstar Games.
Pas 13 vitesh pritjeje dhe pritshmërish jashtëzakonisht të larta, debati mes fansave ngre një pyetje interesante: A e ka bërë realizmi i tepruar GTA 6 më pak argëtuese?



