Mesa duket, asnjëlloj pushteti nuk i ndal hakerat të arrijnë qëllimet e tyre. Viktima e tyre e fundit ka qene edhe Familja Mbretërore.
Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike është vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik.
Të dielën herët, faqja e internetit royal.uk tregoi një mesazh “error-i” dhe vizitorët nuk ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit.
Më vonë, ajo u kthye në funksionale përsëri, por me kontrolle shtesë të sigurisë për përdoruesit përpara se t’i lejonin të hynin.
Duke cituar një burim mbretëror, “Sky News” tha se nuk bлhej fjalë për një hakerim, pasi asnjë përdorues i huaj nuk kishte arritur të kishte akses në sistemet ose përmbajtjen e faqes në internet.
Një grup haktivist pro-rus që e quan veten Killnet pretendoi se qëndron pas asaj që e përshkroi si një “sulm ndaj pedofilëve”, me sa duket duke iu referuar Princit të Britanisë Andrew, Duka i Jorkut, i cili u akuzua për abuzim seksual ndaj një gruaje amerikane kur ajo ishte 17 vjeç, pretendime që princi i ka mohuar.
Killnet ka qenë aktiv të paktën që nga viti 2022, rreth kohës kur Rusia nisi një pushtim të Ukrainës. Grupi është bërë i njohur për sulmet e tij të shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS) kundër vendeve që mbështesin Ukrainën në luftën e vazhdueshme, veçanërisht anëtarëve të NATO-s.




