Motori i kërkimit në internet Google ka ndryshuar logon duke vendosur flamurit shqiptar që valvitet në qiellin blu, duke i uruar kështu të gjithë shqiptarëve festën e Pavarësisë.
Me një klik mbi atë që tashmë njihet si Doodle, Google i fton naviguesit të marrin më shumë informacion mbi këtë festë kombëtare duke paraqitur lajmet e fundit që lidhen me këtë ditë. Megjithatë, kjo logo e modifikuar shfaqet vetëm brenda kufijve shqiptare dhe naviguesit nga vendet e tjera nuk e shohin këtë ndryshim.

Është bërë traditë tashmë që Google të urojë çdo vit shqiptarët për Pavarësinë duke vendosur flamurin shqiptar në faqen hyrëse.




