Gjithnjë e më shumë, njerëzit po largohen nga lajmet, duke i konsideruar si depresive dhe të mërzitshme, sipas një studimi global të realizuar nga Instituti Reuters i Universitetit të Oksfordit. Ky fenomen është duke u përhapur në të gjithë botën, ku audiencat përpiqen të shmangin përmbajtjet negative që mbizotërojnë në mediat tradicionale.
Eksperti i rrjeteve kompjuterike, Erion Demiri, ka shprehur shqetësim lidhur me këtë çështje, duke theksuar se është alarmuese që shumë njerëz mbështeten në platformën TikTok për t’u informuar.
Sipas tij, kjo tendencë mund të ndikojë negativisht në cilësinë dhe saktësinë e informacionit që njerëzit marrin, pasi TikTok shpesh favorizon përmbajtjen e shkurtër dhe të ndikuar nga algoritmet, mbi informimin e thelluar dhe të besueshëm.
Shikoni bisedën e plotë në këtë puntatë të programit ‘Jetë shqiptare’ në RTSH:




