Menjëherë pasi presidenti i ri amerikan, Donald Trump njoftoi një investim të ri masiv në infrastrukturën e AI nga Shtëpia e Bardhë, Elon Musk u përpoq “ta shkatërronte” atë.
“Ata në fakt nuk kanë para”, shkroi Musk në X.
Trump tha se investimi do të krijojë një kompani të re, të quajtur Stargate, për të rritur infrastrukturën e Al në SHBA.
Bëhet e ditur se drejtuesit e SoftBank, OpenAI dhe Oracle qëndruan përkrah Trumpit gjatë njoftimit.
Kompanitë e tyre përkatëse do të investojnë 100 miliardë dollarë në total për fillimin e projektit, me plane për të investuar deri në 500 miliardë dollarë në Stargate në vitet e ardhshme.
Si shenjë se sa i përfshirë është Musk në ditët e para të administratës, Musk tha se ai ishte në Zyrën Ovale të martën ndërsa Trump nënshkroi një falje për Ross William Ulbricht, themeluesin e SilkRoad.
Lexo edhe: Trump: Nëse Elon Musk do të blejë TikTok-un e mirëpres këtë vendim pozitiv
Musk kishte dërguar gjithashtu një personel të lartë nga kompanitë e tij SpaceX dhe X për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të protestuesve të dënuar të 6 janarit pasi Trump nënshkroi një falje të plotë.
Por ndoshta nuk duhet të jetë befasi që miliarderi po e kundërshton këtë nismë, sipas CNN.




