Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Nëse punoni nga shtëpia, nuk ka gjë më të rëndësishme sesa një internet i shpejtë dhe i fuqishëm. Për t’ju ndihmuar të keni performancën më të mirë të këtij shërbimi, Technews ju jep disa mënyra për të zgjidhur problemet e internetit dhe, me shpresë, për të përmirësuar cilësinë e Wi-Fi aty ku jetoni. 1.Lëvizeni ruterinRuteri në dollap? Nuk është një ide e mirë. Muret, dollapët dhe madje edhe raftet e librave mund të zbehin sinjalin tuaj Wi-Fi. Lëvizja fizike e ruterit mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në shpejtësinë që përftoni dhe deri ku mund të arrijnë transmetimet e…
Shërbimi i inteligjencës artificiale ChatGPT nuk është funksional për mijëra përdorues në mbarë botën. Ueb-faqja DownDetector raporton probleme me punën e ChatGPT-së, kurse mijëra përdorues në mbarë botën kanë probleme ta përdorin këtë vegël të AI-së. Nga kompania OpenAI thonë se janë të informuar për këtë, dhe se janë në kërkim të problemit dhe se po punojnë në rregullimin e gabimit të shfaqur. ChatGPT Is Down https://t.co/dXL1BR7xDS— Winson Tang (@winsontang) June 4, 2024 Faqja e OpenAI raporton se ChatGPT nuk është i disponueshëm për disa përdorues. Statusi aktual është se problemi është identifikuar dhe se po punohet në rregullim. Deri…
Një lugë me bateri që e bën ushqimin më të kripur ka dalë në shitje në Japoni. Luga, e cila është prej plastike dhe metali, ka për qëllim që njerëzit të përpiqen të reduktojnë marrjen e kripës, pasi studiuesit pretendojnë se promovon ushqim më të shëndetshëm. Marrja e tepërt e natriumit është e lidhur me rastet e shtuara të presionit të lartë të gjakut dhe goditjeve në tru. Në Japoni, të rriturit konsumojnë mesatarisht rreth 10 gramë kripë në ditë, dyfishi i sasisë së rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Luga elektrike e kripës funksionon duke kaluar një rrymë të…
TikTok ka konfirmuar një sulm kibernetik që po shkon pas markave dhe personazheve të famshëm, duke përfshirë Paris Hilton dhe CNN. Hakerët kanë dërguar mesazhe direkte (DM) për përdoruesit e profilit të lartë në një përpjekje për të instaluar softuer me qëllim të keq (‘malware’) në pajisjen e tyre. Ky malware po i jep akses kriminelëve kibernetikë në llogarinë TikTok të viktimës nga distanca, sipas ekspertëve. Në një deklaratë, TikTok – e cila është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance – konfirmoi hakimin dhe e përshkroi kërcënimin si një “shfrytëzimi potencial”. “Ne kemi bashkëpunuar ngushtë me CNN për të rivendosur…
Platforma X (e njohur më parë si Twitter) ka përditësuar udhëzimet e saj për t’i lejuar përdoruesit të “ndajnë lakuriqësinë dhe sjelljen seksuale të krijuara dhe të shpërndara në mënyrë konsensuale për të rriturit”, për sa kohë që një përmbajtje e tillë është etiketuar dhe jo në një pozicion të dukshëm, si p.sh. një foto profili ose një baner . Udhëzimet shpjegohen në mënyrë specifike në një postim nga llogaria @Safety në platformën X. Në të kaluarën, X, ose Twitter, nuk e ndalonin në mënyrë specifike përmbajtjen pornografike. Platforma madje është bërë një vend për disa krijues të NSFW për…
Shkencëtarët zbuluan se ushqimet e njohura si krepat, waffles dhe ëmbëlsirat përmbajnë nivele të larta të kancerogjenëve të çliruar gjatë procesit të prodhimit. Këto përbërës krijohen kur kokrrat e kakaos piqen për t’i dhënë ëmbëlsirave shijen e tyre të çokollatës gjatë përgatitjes. Studiuesit nga Instituti Louvain i Shkencës dhe Teknologjisë Biomolekulare (IBST) në Belgjikë thanë se molekulat, të quajtura karbonile α, β-të pangopura, formohen gjatë pjekjes së kokrrave të kakaos dhe pas shtimit të gjalpit të kakaos. Është një fenomen që ndodh më së shumti në ëmbëlsirat e prodhuara në masë, thanë akademikët, sepse kompanitë përdorin temperatura më të larta…
Albafet po pushon punonjësit nga disa ekipe në njësinë Cloud të Google, një nga bizneset e saj me rritjen më të shpejtë. Kompania njoftoi punonjësit javën e kaluar për shkurtimet e reve kompjuterike, me rolet që u eliminuan në shitje, këshillim, strategji, dhe inxhinieri. Të paktën 100 pozita u shkurtuan, thanë njerëz të njohur për çështjen dhe kërkuan të mos përmendet emri, sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin për pushimet nga puna. Insider më herët raportoi disa detaje të pushimeve nga puna. Një zëdhënës i Google u shpreh se shkurtimet janë në rritje në të gjithë ekipet për të…
A dëshironi ta karikoni plotësisht baterinë e telefonit tuaj në një minutë? Sipas një studimi të ri të gjetur në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS), një teknikë e zbuluar së fundmi nga Universiteti i Kolorados, mund të lejojë telefonat të karikohen 100 për qind në vetëm 60 sekonda. Teknika e re bazohet në lëvizjen e joneve dhe superkondenstarorëve. Një jon është një atom që ka ngarkesë neto pozitive dhe një superkondensator përdoret për të ruajtur energjinë gjatë cikleve të ngarkimit dhe shkarkimit me rrymë të lartë, shkruajnë mediat e huaja. Lexo edhe: Çfarë është Qi2? Standardi i karikimit me…
Seriali i animuar “The Simpsons” ka tërhequr vëmendje për aftësinë e tij për të parashikuar ngjarje të së ardhmes. Ja 7 raste kur ky serial duket se ka parashikuar saktësisht të ardhmen: 1. Universi në formën e donut Në një episod të vitit 1995, Homer Simpson futet në një dimension të tretë ku universi duket të ketë formën e një donut. Ky koncept mund të duket i çuditshëm, por disa vite më vonë, shkencëtarët kanë spekuluar për forma të ndryshme të universit, duke përfshirë edhe një formë torus (si një donut). Në vitin 2015, fizikantët sugjeruan që universi mund të…
Bëhet e ditur se burrat kanë dërguar 16 mijë iPhone dhe iPad të falsifikuar në dyqane të ndryshme të Apple dhe pajisjet kanë qenë aq realiste sa që punonjësit i kanë shkëmbyer ato me të vërteta. Bëhet e ditur se pas shkëmbimit, pajisjet e vërteta janë dërguar jashtë vendit, shkruajnë mediat e huaja. “Të pandehurit akuzohen se kanë përfituar nga politikat e shërbimit ndaj klientit të Apple duke vjedhur më shumë se 12 milionë dollarë”, tha prokurori amerikan, Martin Estrada. Siç raportohet, pesë burrat, të gjithë shtetas kinezë, tani ndodhen në paraburgim. Yang Song, Junwei Jiang, Zhengxuan Hu, Yushan Lin dhe…

