A dëshironi ta karikoni plotësisht baterinë e telefonit tuaj në një minutë?
Sipas një studimi të ri të gjetur në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS), një teknikë e zbuluar së fundmi nga Universiteti i Kolorados, mund të lejojë telefonat të karikohen 100 për qind në vetëm 60 sekonda.
Teknika e re bazohet në lëvizjen e joneve dhe superkondenstarorëve. Një jon është një atom që ka ngarkesë neto pozitive dhe një superkondensator përdoret për të ruajtur energjinë gjatë cikleve të ngarkimit dhe shkarkimit me rrymë të lartë, shkruajnë mediat e huaja.
Lexo edhe: Çfarë është Qi2? Standardi i karikimit me valë bëhet magnetik në 2024
Në një njoftim për shtyp, studiuesi Ankur Gupta zbuloi se ngarkimi dhe shkarkimi i energjisë do të jetë më i shpejtë nëse jonet lëvizin në mënyrë më efikase, duke bërë që telefoni të karikohet më shpejtë.





2 Comments
Pingback: E ardhmja e telefonatave? ”Nokia” realizon thirrjen e parë në tingull 3D - Technews.al
Pingback: Shpenzimi mesatar për shërbimet celulare u rrit për të tretin vit radhazi në 2023 - Technews.al