Albania360, platforma turistike digjitale shqiptare, është në përpjekje të vazhdueshme për të ndryshuar paradigmën e udhëtimit në Shqipëri, duke sjellë një eksperiencë të re dhe inovative për udhëtarët vendas dhe ata të huaj. Ky portal online, prej më shumë se 3 vitesh, ka sjellë së bashku destinacionet dhe hotelet më të mira të vendit, duke bërë kështu udhëtimin në Shqipëri më të lehtë dhe më të këndshëm veçanërisht për ata që e vizitojnë për herë të parë.

Një nga avantazhet kryesore të Albania360 është aksesimi i lehtë dhe i shpejtë i informacionit më të fundit mbi atraksionet më interesante të qyteteve turistike shqiptare si Tirana, Berati, Gjirokastra, Kruja, Sarande e me rradhë. Përdoruesit mund të gjejnë detaje të plota rreth pikave turistike, ngjarjeve kulturore dhe aktiviteteve të ndryshme që ofrohen në të gjithë vendin.
Një tjetër element interesant që mund të gjeni në këtë platformë është mundësia për të lexuar review-të e hoteleve nga ekspertë të turizmit. Kështu mund të njihni në detaj vendndodhjen e hotelit, dhomat, hapësirën e recepsionit, barin a restorantin e tij dhe çdo komponent tjetër unik të strukturës para se ta rezervoni.

Albania360 nuk ka vetëm rolin e një udhëzuesi virtual, por gjithashtu ofron intervista ekskluzive me eksplorues të Shqipërisë, si vendas ashtu edhe udhëtarë të huaj. Ky aspekt sjell një dimension të shtuar emocional dhe lidhje me destinacionet dhe kulturën e vendit, duke ndihmuar në promovimin e turizmit shqiptar në nivel ndërkombëtar. Kjo platformë siguron një perspektivë të pasur dhe të thellë për udhëtarët që duan të zbulojnë bukurinë dhe diversitetin e Shqipërisë.




