Policia britanike po heton një rast që përfshin përdhunimin e supozuar të avatarit të një adoleshenteje (personazh dixhital të personalizuar) nga të panjohur në një lojë realiteti virtual.
Ka efekte emocionale dhe psikologjike mbi viktimën që mund t’i ndikojë për shumë më gjatë se çdo lëndim fizik”, tha një oficer i lartë i policisë për Daily Mail.
Megjithatë, autoritetet britanike janë të shqetësuara se sipas ligjit aktual, i cili përkufizon sulmin seksual si “prekje fizike” jo-konsensuale në një mënyrë seksuale, ndjekja penale e të dyshuarve (nëse ata përfundimisht identifikohen) mund të jetë e pamundur.
Hetimi ka tërhequr kritika nga qytetarët që besojnë se policia nuk duhet t’i kushtojë burime dhe kohë hetimit të krimeve virtuale, ndërkohë që rastet e përdhunimeve në jetën reale vazhdojnë të rriten.
Megjithatë, Sekretari i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverley e ka bërë të qartë se ai e konsideron hetimin të rëndësishëm. “Unë e di se është e lehtë të hedhësh poshtë premisën si joreale, por e gjithë thelbi i këtyre mjediseve virtuale është se ato janë tepër realiste,” tha ai.
Duke nënvizuar se viktima është një vajzë e mitur që ka përjetuar trauma seksuale, Cleverly foli për efekte të rënda psikologjike që kërkojnë trajtim të kujdesshëm nga autoritetet. “Ne duhet të kuptojmë se dikush që është i gatshëm t’i shkaktojë një fëmijë një traume të tillë në mënyrë dixhitale, në të ardhmen mund të bëjë gjëra të tmerrshme në jetën reale.




