Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Inteligjenca Artificiale ndez një debat të ri: Kush do ta paguajë koston e qendrave të të dhënave?

    September 11, 2026

    Claude fiton betejën me Pentagonin: Gjykata bllokon ndalimin ndaj AI të Anthropic

    September 11, 2026

    TCL P80 Ultra dhe P80 Pro: Smartphone që shndërrohen në e-reader me një buton

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Shqipëria nr. 1 në botë për sigurinë kibernetike, por sa të sigurt janë realisht qytetarët online?

      September 9, 2026

      TCL në IFA 2026: Televizorë Mini LED më të ndritshëm dhe soundbar me 22 altoparlantë

      September 9, 2026

      A do t’i zhdukë Inteligjenca artificiale call center-at në Shqipëri?

      September 8, 2026

      Xiaomi debuton në IFA 2026: Nga shtëpia inteligjente te makinat elektrike dhe robotët humanoidë

      September 8, 2026

      ”Shtëpia e së ardhmes”… AI, robotikë dhe teknologji inteligjente në IFA 2026

      September 7, 2026
    • Mobiles

      TCL P80 Ultra dhe P80 Pro: Smartphone që shndërrohen në e-reader me një buton

      September 11, 2026

      Ky telefon i çuditshëm bën diçka që asnjë iPhone nuk mund ta bëjë

      September 9, 2026

      Pse i blejmë pajisjet e fundit? Shkaqet sociale pas fiksimit shqiptar me teknologjinë premium

      August 27, 2026

      Samsung Galaxy S26 FE zbulohet para kohe në një video “unboxing”

      August 24, 2026

      iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

      August 10, 2026
    • Gadgets

      HUAWEI WATCH GT 7 Pro: Smartwatch premium me fokus te sporti, çiklizmi dhe autonomia

      September 10, 2026

      TCL në IFA 2026: Televizorë Mini LED më të ndritshëm dhe soundbar me 22 altoparlantë

      September 9, 2026

      NAVEE prezanton Fold P10: skuteri elektrik që paloset tri herë dhe zë 80% më pak hapësirë

      September 7, 2026

      Norvegjia shtrëngon rregullat mbi përdorimin e syzeve inteligjente, shkak shqetësimet mbi privatësinë

      August 26, 2026

      Meta Glasses, trendi shqetësues në shkolla: adoleshentët po i përdorin për të filmuar dhe ngacmuar vajzat

      August 24, 2026
    • Gaming

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026

      Kujdes nga i shkarkoni video-lojërat – mbi 400 mijë kompjuterë të infektuar

      June 16, 2026
    • AI

      Inteligjenca Artificiale ndez një debat të ri: Kush do ta paguajë koston e qendrave të të dhënave?

      September 11, 2026

      Claude fiton betejën me Pentagonin: Gjykata bllokon ndalimin ndaj AI të Anthropic

      September 11, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Samsung investon 158 milionë dollarë për të ftohur qendrat e të dhënave të AI

      September 10, 2026

      Google AI Mode tani monitoron çmimet e fluturimeve dhe rezervon hotele direkt nga chat-i

      September 8, 2026
    • Social Media

      Mbyllen rreth 200 llogari Instagrami të aktivistëve shqiptarë, Meta pranon gabimin: Ja çfarë po ndodh

      September 9, 2026

      Instagram heq enkriptimin “end-to-end” nga mesazhet: Çfarë do të thotë për privatësinë tuaj?

      September 7, 2026

      Twitter rikthehet? Ish-punonjësi sfidon Elon Musk dhe ringjall “zogun blu”

      August 31, 2026

      TikTok arrin marrëveshje 400 milionë dollarë me autoritetet amerikane për privatësinë e fëmijëve

      August 25, 2026

      ”E pashë në TikTok”: 48% e Gen Z e përdorin platformën për frymëzim për udhëtime

      August 24, 2026
    • Apps

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026

      I lodhur nga zhurma e avionëve, portugezi krijon platformën që ka gjurmuar 39 mijë fluturime mbi Lisbonë

      September 2, 2026

      CivilGrid, startup-i që synon të jetë një “Google Maps për botën nëntokësore”

      August 31, 2026

      A e dëmton trafikun në Instagram nëse editoni videot në CapCut apo aplikacione të tjera?

      August 19, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Si t’i dallojmë lajmet e rreme që qarkullojnë online nga ato të vërtetat?
    Tech

    Si t’i dallojmë lajmet e rreme që qarkullojnë online nga ato të vërtetat?

    Kur nuk je i sigurt nëse materiali është serioz dhe autentik, gjithmonë mund të kontrollosh faktet. Kjo vlen veçanërisht në ngjarje që ngjallin emocione.
    Tech ExpertBy Tech ExpertFebruary 6, 2024No Comments6 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lufta në Lindjen e Mesme i emocionon njerëzit në shumë vende të botës dhe i bën ata më lehtë pre të lajmeve të rreme. Sepse ajo që i përshtatet botëkuptimit tënd, besohet më shpejt dhe përhapet më shumë.

    Nëse bëhet fjalë për të dhëna të rreme për një shpërthim në një spital të Gazës, për teori konspirative antisemite apo për akuzën për vuajtje të inskenuara: që nga sulmi ndaj Izraelit nga grupi militant islamik Hamas, ngjarjet në Lindjen e Mesme janë shoqëruar me një ortek  lajmesh të rreme  në rrjetet sociale, disa prej të cilave kanë arritur përhapje të madhe.

    Keqinformimi shoqëron dhe ndikon në ngjarjet e mëdha politike të kohës sonë. Sidomos në rastin e ngjarjeve emocionalizuese si konfliktet, krizat, katastrofat apo luftërat, lajmet e rreme përhapen gjithnjë e më shumë, pasi nevoja për të pasur informacion dhe orientim të shpejtë në situata konfuze është shumë e madhe. Shpesh qarkullojnë shumë fotografi apo video të rasteve të dëshmitarëve të supozuar okularë. Kjo shfrytëzohet në mënyrë të përsëritur për të shpërndarë me qëllim lajm të rremë, si gjatë pandemisë së koronavirusit ose luftës së agresionit rus në Ukrainë.

    Për më tepër, lufta në Lindjen e Mesme ka pasoja të gjera për popullsinë lokale dhe shqetëson shumë njerëz në mbarë botën, thotë Lea Frühwirth, Senior Researcher në CeMAS (Qendra për Monitorim, Analizë dhe Strategji). “Stereotipe antisemite që qarkullojnë prej kohësh dhe mite konspiracioni shfaqen në mënyrë alarmante hapur, duke nxitur diskursin dhe duke kontribuar në një rritje të frikshme të sulmeve antisemite. Në këtë kontekst, lajmet e rremet, propaganda dhe narrativat konspirative rreth luftës mund të qarkullojnë më gjerësisht.”

    Çfarë është keqinformimi?

    Megjithatë, jo çdo informacion i gabuar është automatikisht lajm i rremë. Lajme të rreme janë pohime të formuluara qëllimisht në mënyrë të gënjeshtërt, që përhapen qëllimisht. Keqinformimi nuk është çështje acarimesh retorike apo gabimesh mosvëmendjeje, si p.sh. pasaktësi gjuhësore. Kriteri vendimtar është synimi për të mashtruar njerëzit ose për të manipuluar opinionet.

    Termi i anglishtes “misinformation”, nga ana tjetër, përshkruan deklarata të paqëllimshme dhe haptazi të pasakta ose gabime gazetareske, të cilat quhen edhe “gazetari e varfër”.

    Keqinformimi përdoret posaçërisht për qëllime politike apo edhe si armë lufte. “Në konflikte dhe luftëra, palët e përfshira janë kryesisht të shqetësuara për të paraqitur një pamje të mirë të palës së tyre dhe një pamje të keq të kundërshtarit të tyre,” thotë Frühwirth. “Dezinformimi dhe propaganda synojnë të nxisin qëndrime dhe sjellje te ata që i shohin: për shembull, solidaritet me anën e vet dhe kërkesa për sanksione ndaj tjetrit”.

    Si t’i dallojmë lajmet e rreme?

    Nuk ka asnjë formulë magjike për të dalluar informacionet e rreme. Megjithatë, është e mundur të dallosh nëse pamjet janë autentike dhe a është informacioni i besueshëm po të ndjekësh disa hapa të thjeshtë.

    Në thelb, një tregues i rëndësishëm nëse pamjet ose informacionet janë të besueshme apo jo është burimi. Për shembull, agjencitë e lajmeve si dpa, AFP ose AP konsiderohen burime të besueshme, pasi ato e kontrollojnë materialin përpara se ta publikojnë. Aty ku është e mundur, tregohet burimi, data dhe vendi i regjistrimit të pamjeeve dhe videove. Edhe agjencitë e mëdha të lajmeve gjithashtu i kontrollojnë pamjet përpara se t’i publikojnë ato. Megjithatë, vetëkuptohet që edhe agjencive dhe mediave të mëdha mund t’u shpëtojnë gabime. Këto duhet të korrigjohen me transparencë.

    Ashtu si në botën reale, ia vlen të pyesësh: Kush po më thotë çfarë? Nga vjen ky informacion? Dhe çfarë tjetër përhap ky burim? Duke qenë se lajmet e rreme zakonisht bazohen në emocionalizim dhe indinjatë, ia vlen që të tregohesh veçanërisht i kujdesshëm në rastin e përmbajtjeve shumë dramatike dhe emocionale.

    Kur nuk je i sigurt nëse materiali është serioz dhe autentik, gjithmonë mund të kontrollosh faktet. Google ofron një kërkim të veçantë:   https://toolbox.google.com/factcheck/explorer/search/ukrIAne;hl=   sipas fjalëve kyçe dhe gjuhëve.

    Çfarë roli luan inteligjenca artificiale? 

    Përdorimi i pamjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale IA është rritur gjithashtu për qëllime keqinformimi, por ato nuk janë ende një fenomen masiv në fushatat e keqinformimit.

    Programe kompjuterike të afta për të identifikuar automatikisht dhe me besueshmëri pamjet e krijuara nga IA, po zhvillohen, por aktualisht nuk ka asnjë mjet që ofron rezultate vërtet të vlefshme. Në këtë rast, varet edhe nga përshtypja e përgjithshme që mund të krijohet me disa hapa testimi.

    Si mund të dallohen pamjet e krijuara nga IA?

    Në pamje të parë, nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh një pamje të krijuar nga IA nga ajo pamja reale. Megjithatë, gabimet e pamjes ose mospërputhjet optike shpesh mund të gjenden në detaje. Për shembull, një lëkurë shumë e butë, shprehje të shtrembëruara të fytyrës ose një gisht shtesë. Ndonjëherë nuk janë të sakta proporcionet. Sfondi, të tilla si pemët, ndërtesat ose mobiljet, mund të duken gjithashtu joreale.

    A është i saktë konteksti?

    Për më tepër, konteksti i një pamjeje ose videoje është gjithmonë me rëndësi kyçe, pavarësisht nëse është krijuar nga IA apo jo. Kjo ndodh sepse pamjet shpesh nxirren jashtë kontekstit dhe paraqiten si materiale aktuale që lidhen me një incident. Me një kërkim të kundërt të pamjes, në të cilin një pamje ngarkohet në një motor kërkimi si Google ose Yandex, shfaqen pamje të njëjta ose të ngjashme me temën. Kjo ju lejon të kontrolloni nëse e njëjta pamje ose një pamje e së njëjtës situatë ekziston nga një burim me reputacion, si një agjenci lajmesh, dhe në çfarë konteksti është marrë.

    Për më tepër, informacioni i shkruar për një pamje ofron më shumë të dhëna a kemi informacion të besueshëm: Kur dhe ku u postua për herë të parë pamja? A përputhet me informacione të tjera? Çfarë raportuan mediat atë ditë?

    Kontrolloje fillimisht, vetëm pastaj shpërndaje

    Suksesi i lajmit të rremë varet nga shkalla në të cilën përdoruesit shpërndajnë përmbajtje mashtruese. Kur nuk je i sigurt, është më mirë të mos shpërndash diçka dhe të presësh derisa të ketë prova të besueshme. “Ne nuk duhet të kontribuojmë në përhapjen e lajmeve të rreme dhe narrativave konspirative,” thotë Frühwirth.

    Sepse çdokush mund të bjerë pre e keqinformimit: “Rreziku është veçanërisht i madh kur përmbajtja mashtruese korrespondojnë me botëkuptimin tuaj; atëherë nuk i kushton aq vëmendje,” thotë Frühwirth. Prandaj, njerëzit që simpatizojnë njërën palë në një konflikt kanë më pak gjasa të shqyrtojnë në mënyrë kritike lajmet e rreme në lidhje me mizoritë e supozuara të kryera nga pala tjetër dhe kanë më shumë gjasa t’i ndajnë ato me të tjerët.

    aud (C. Reveland dhe P. Siggelkow, ARD)

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Inteligjenca Artificiale ndez një debat të ri: Kush do ta paguajë koston e qendrave të të dhënave?

    September 11, 2026

    Claude fiton betejën me Pentagonin: Gjykata bllokon ndalimin ndaj AI të Anthropic

    September 11, 2026

    TCL P80 Ultra dhe P80 Pro: Smartphone që shndërrohen në e-reader me një buton

    September 11, 2026

    Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

    September 10, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Inteligjenca Artificiale ndez një debat të ri: Kush do ta paguajë koston e qendrave të të dhënave?

    September 11, 2026

    Claude fiton betejën me Pentagonin: Gjykata bllokon ndalimin ndaj AI të Anthropic

    September 11, 2026

    TCL P80 Ultra dhe P80 Pro: Smartphone që shndërrohen në e-reader me një buton

    September 11, 2026

    Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

    September 10, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.