Një djalë nga Miçigani ndaloi një autobus shkolle të përplasej pasi shoferi humbi vetëdijen. Ai u hodh në veprim sepse ishte i vetmi pasagjer që nuk shpërqendrohej nga një pajisje elektronike, sipas një raporti të ri nga CBS.
Dy javë pasi nxënësi i klasës së shtatë, Dillon Reeves, rifitoi kontrollin e një autobusi shkolle kur shoferi i tij mbeti pa ndjenja, rrjeti raportoi se refuzimi i prindërve të djalit për t’i siguruar atij një celular u shpërblye shumë.

Babai i Dillonit, Steve, i tha CBS: “Çfarë tjetër do të bësh kur nuk ke telefon? Do të shikoni njerëzit, do të vini re gjëra. Do të shikoni nga dritarja. Është një mësim shumë i fuqishëm, ndoshta një lloj mësimi për ndryshimin e botës.”
Në raportin e CBS, disa pasagjerë në autobusin me Dillion, treguan se ishin zhytur në pajisjet e tyre elektronike kur shoferi i tyre filloi të humbiste vetëdijen teksa po ktheheshin në shtëpi nga shkolla.




