Të dhënat vijnë nga një pajisje e Winnow që përfshin një peshore dhe një ekran me një kamerë me sensor lëvizjeje.
Sistemi lejon mbledhjen e saktë të të dhënave mbi shpërdorimet në kuzhinë.
Kjo është bërë e ditur nga bashkëthemeluesi i Winnow, Marc Zornes, i cili tha se mbledhja e të dhënave të sakta ishte një problem i madh për kompanitë në trajtimin e mbetjeve ushqimore.

“Është e rëndësishme që procesi të jetë i lehtë, sepse kuzhinat janë vende shumë të ngarkuara,” tha ai.
Winnow përdor këto të dhëna për të këshilluar kuzhinierët mbi sasinë e duhur të përbërësve dhe përgatitjen e tyre për të minimizuar mbetjet.
Zornes thekson se saktësia e Winnow në identifikimin e ushqimeve mund të ndryshojë nga vendi në vend.
Sipas Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara, 19% e ushqimit të disponueshëm për konsumatorët – më shumë se 1.1 miliardë ton – u shpërdorua në vitin 2022.
Gati 30% e kësaj u shpërdorua në sektorin e shërbimeve ushqimore.




