Një video mbresëlënëse e ndarë në kanalin e YouTube të Andrew Levitt po bën xhiron e internetit, duke treguar se si do dukej traileri i shumëpritur i GTA 6 në jetën reale. Në këtë projekt kreativ, Andrew ka rikrijuar çdo skenë nga traileri zyrtar i GTA 6 duke përdorur aktorë dhe peizazhe reale të Miamit, Florida – qyteti që duket se ka frymëzuar ambientet e lojës së re të Rockstar.
Videoja e titulluar GTA VI Trailer In Real Life është një përshtatje e përkryer, ku çdo detaj i skenave nga traileri zyrtar është imituar me përpikëri. Peizazhet tropikale, makinat luksoze dhe atmosfera energjike e Miamit krijojnë një ndjenjë të gjallë që pasqyron botën virtuale të lojës. Krahasimi mes trailerit origjinal dhe atij të bërë nga Andrew Levitt është vërtet mbresëlënës dhe ka mahnitur fansat e serisë Grand Theft Auto.
Por si ju duket kjo video? A e përçon ndjesinë e lojës? Shikoni traileri origjinal të Rockstar dhe pastaj këtë version të krijuar nga i riu – ndoshta një ditë e ardhmja e video-lojërave do të bëhet realitet!
Videoja mund të shikohet në YouTube, dhe komentet nga përdoruesit janë entuziaste për talentin dhe kreativitetin që Andrew ka sjellë në këtë projekt unik.





2 Comments
Pingback: Versioni i ri i Monopoly-t do të zëvendësojë paratë cash me ato digjitale - Technews.al
Pingback: GTA 6 do të dalë së shpejti – a është “i mjaftueshëm” kompjuteri tuaj për një lojë të tillë? - Technews.al