Sipas Aravind Srinivas, CEO i kompanise Perplexity, ne te ardhmen inteligjenca artificiale mund te funksionoje direkt ne pajisjet tona personale, si smartphone apo laptop, pa pasur nevoje te mbeshtetet ne qendra gjigante te te dhenave. Ne nje podcast te fundit, ai theksoi se AI po shkon drejt mjeteve te personalizuara, qe do te punojne mbi pajisjet ekzistuese te perdoruesve, duke shmangur dergimin e vazhdueshem te te dhenave ne servere te larget.
Disa kompani tashme kane nisur kete drejtim. Apple me “Apple Intelligence” dhe Microsoft me pajisjet Copilot+ kane integruar perpunimin e AI direkt ne pajisje, duke ofruar shpejtesi me te madhe dhe mbrojtje me te mire te te dhenave personale. Megjithate, keto jane ende produkte te shtrenjta dhe shumica e pajisjeve aktuale nuk kane fuqine e nevojshme per te perballuar AI te avancuar.
Lexo edhe: Parashikimi kibernetik për vitin 2026: Sulmet e inteligjencës artificiale dhe tensionet politike në rritje
Nderkohe, po lind nje ide e re: qendrat e vogla te te dhenave. Nga data centre ne madhesine e nje lavatrice qe ngroh pishina publike, deri te GPU nen tavolina zyrash qe ngrohin ambientet, teknologjia po behet me e vogel dhe me efikase. Ekspertet besojne se ne vend te objekteve gjigante dhe shume energji-harxhuese, e ardhmja mund te jete tek “edge data centres” te vogla, te shperndara ne qytete dhe ndertesa publike. Siç thote nje nga pionieret e kesaj ideje: “E vogla eshte e reja e madhe”.




