Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Në një botë ku teknologjia shpesh konkurron me imagjinatën, nxitja e krijimtarisë tek fëmijët është bërë më e rëndësishme se kurrë. Mes këtyre sfidave, është lansuar platforma BrainHero, një platformë e re në gjuhën angleze, e ndërtuar në Kosovë, për t’u shërbyer fëmijëve në mbarë botën. Kjo platformë jo vetëm inkurajon fëmijët të bëhen autorë, por gjithashtu fuqizon prindërit të ushqejnë zakone pozitive përmes tregimit të personalizuar duke ofruar qasje unike për të frymëzuar dhe zhvilluar kapacitetet imagjinative të mendjeve të reja. Si funksionon Brain Hero? Fillimisht, ju mendoni për një histori. Më pas imagjinoni vendin, duke menduar se ku…
Gazetarja Maria Ressa u ka dhënë epitete “interesante” Mark Zuckerberg dhe Elon Musk në një fjalim në festivalin letrar Hay në Powys, shkruan The Guardian. “Vëllezërit e teknologjisë si Mark Zuckerberg dhe Elon Musk janë diktatorët më të mëdhenj”, ka thënë Maria Ressa, e cila fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së medias. Gazetarja amerikano-filipinase ka kaluar disa vite duke luftuar akuzat e ngritura gjatë administratës së atëhershme të presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, por tha se Duterte “është një diktator shumë më i vogël në krahasim me Mark Zuckerberg dhe Elon Musk”. Duke…
“Ai mund të shërbejë si një anëtar i ri në operacionet tona luftarake urbane, duke zëvendësuar anëtarët tanë (njerëzorë) për të kryer zbulimin dhe për të identifikuar (armikun) e për të goditur objektivin”, tha një ushtar, Chen Wei, në një video nga transmetuesi shtetëror CCTV. Videoja dyminutëshe e bërë gjatë stërvitjes Kinë-Kamboxhia “Golden Dragon 2024” tregon gjithashtu qenin robot që ecën, kërcen, shtrihet dhe lëviz mbrapa nën kontrollin e një operatori në distancë. https://www.youtube.com/watch?v=LXfrwVIPKOE Pjesa e fundit e videos tregon gjithashtu një pushkë automatike të montuar nën një dron ajror, duke ilustruar një “larmi të pajisjeve inteligjente pa pilot” të…
Kur bëhet fjalë për pajisjet me ekrane të përkulshme, Apple nuk nxiton. Edhe pse kanë plane për këtë lloj pajisjeje, prezantimi i tyre nuk duhet pritur për disa vite, madje edhe kur të shfaqen, pyetja është se cila pajisje do të jetë. Më herët u përmend se Apple po planifikon një iPad apo edhe një Mac me ekran fleksibël, por do të zbulohet se cilat janë planet e tyre në të vërtetë, sepse sigurisht që nuk ka asnjë informacion zyrtar. Megjithatë, këtë javë u shfaqën informacione për një patentë të paraqitur nga Apple, e cila i referohet ekraneve fleksibël dhe…
YouTube Music më në fund po zbulon një veçori që shumë përdorues e kanë pritur me padurim: aftësinë për të kërkuar këngë duke i kënduar ato. Kjo veçori u vu re në versionin e fundit të aplikacionit për Android dhe premton ta lehtësojë gjetjen e këngëve. Siç raportohet, funksioni ka qenë në testim nga marsi dhe tani është drejt prezantimit zyrtar, shkruajnë mediat e huaja. Lexo edhe: YouTube vendos rregulla të reja për përmbajtjen e krijuar nga AI Teknologjia që qëndron pas tij përdor Al për të përshtatur tingujt me regjistrimet origjinale, duke e mundësuar identifikimin e shpejtë dhe të saktë…
“Digital Literacy Forum” për herë të parë në Tiranë. Trajnohen të rinjtë, mundësi për tregun e punës
DLF mblodhi së bashku një grup të larmishëm ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe trajnues formalë dhe joformalë nga tetë vende të Ballkanit për të trajtuar çështjet në lidhje me njohuritë mediatike dhe digjitale, sjelljen në internet, si dhe algoritmet e mediave sociale. Përmes një sërë sesionesh, leksionesh, trajnimesh dhe diskutimesh në tryeza të rrumbullakëta, trajnerët dhe pjesëmarrësit zhvilluan dhe testuan në terren qasje të reja për trajnimin e aftësive digjitale për të rinjtë, në mënyrë që ata të mund të bëhen qytetarë digjitalë të arsimuar mediatik dhe më konkurrues në tregun e punës. View this post on Instagram A…
Google tha të enjten se do të ndërtojë një kabllo me fibër optike për të lidhur Afrikën dhe Australinë. E quajtur Umoja (një fjalë që do të thotë “unitet”), njëri skaj i kabllos do të fillojë në Kenia dhe do të kalojë përmes Ugandës, Ruandës, Republikës Demokratike të Kongos, Zambisë, Zimbabvesë dhe Afrikës së Jugut – kaluar Oqeanin Indian nën tokë. Google thotë se projekti është krijuar për të “rritur lidhjen dixhitale, përshpejtuar rritjen ekonomike dhe thellimin e qëndrueshmërisë në të gjithë Afrikën”, shkruajnë mediat e huaja. Përveç vetë kabllos, kompania thotë se do të punojë me qeverinë keniane për…
Apple pritet që gjatë vitit 2024 të prezantojë sistemin e ri operativ, iOS 18. Të gjithë përdoruesit e iPhone po presin për të zbuluar veçoritë me Al të sistemit të ri operativ dhe përditësimet që thuhet të marrë Siri. Por, tani thashethemet për ndryshime janë shtuar. Lexo edhe: A po vjen vërtet ‘iPhone Flip’ nga Apple? Ja çfarë dihet deri tani Thuhet se iOS 18 do të mbështesë transkriptimin dhe përmbledhjen automatike të audiove. Nëse këto thashetheme dalin të jenë të vërteta, përdoruesit do të kenë qasje në transkripte në kohë reale të audiove të regjistruara. Bëhet e ditur se…
Charlie ishte 15 vjeç kur jeta e tij u tkurr në mënyrë të pashpjegueshme për t’u përshtatur brenda kornizës së krevatit të tij në apartamentin e vogël të familjes së tij në Hong Kong. “U ndjeva shumë i dëshpëruar, i hutuar, sikur nuk e dija se çfarë doja”, tha Charlie, i cili tani është 19 vjeç dhe ende mëson se si të ‘lundrojë’ në botën jashtë. Charlie është një ndër miliona hikikomori, një term japonez për njerëzit që shkëputen nga shoqëria, ndonjëherë për muaj apo vite – shpesh Gen Z dhe Millennials në kulmin e rinisë së tyre. Fenomeni u…
Në një studim të ri te grupit ‘Statisa’ llogaritej se 66 përqind e popullsisë së botës ka tashmë akses te interneti, dhe përdorin rrjetin WiFi çdo ditë në të gjithë botën, edhe pa ditur kuptimin e vërtetë të fjalës teknologjike. Nëpër qytete shumë pak njerëz nuk kanë internetin WiFi ose ‘pa tela’, në shtëpitë e tyre. Ndërkohë në internet dhe rrjetet sociale ka pasur spekulime të shumta dhe tentativa të mira për të zbuluar se cili është kuptimi i termit të ofruar nga korporatat e rrjetit. Mënyra sesi fjala shkruhet, të bën të kuptosh se është një formë e shkurtër…

