Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Deputetja Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët e Partisë Socialiste, duke ju referuar profileve anonime në rrjetet sociale që sulmojnë këdo që del kundër qeverisë, ndërsa i quan “mercenarë virtualë”. “Tu prit postin e rradhës jemi”, thuhet në një mesazh që i ka shkuar deputetes, duke nxitur reagimin e kësaj të fundit, nisur nga kërkesat e përsëritura për të lënë mandatin. “Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin”, shkruan Marjana Koçeku. Ajo thekson se janë rreth 800 mijë mercenarë virtualë të…
Instagram ka prezantuar një ndryshim të rëndësishëm për krijuesit e përmbajtjes dhe menaxherët e rrjeteve sociale. Formati i rekomanduar për postimet carousel tashmë është 1080 x 1440 piksel, duke kaluar në raportin 3:4, i cili zë më shumë hapësirë në ekranin e telefonit dhe rrit shanset që një postim të tërheqë vëmendjen e përdoruesve gjatë lëvizjes në feed. Për krijuesit e përmbajtjes, kjo do të thotë se është koha të përshtatin dizajnet e tyre me formatin e ri. Postimet e krijuara në përmasat 1080 x 1440 ofrojnë një pamje më të madhe dhe më të pastër në Instagram, duke ndihmuar në rritjen e angazhimit…
Pushimet në plazh duhet të jenë sinonim i relaksit, jo i stresit. Megjithatë, shpesh përballemi me situata të vogla që mund të na prishin eksperiencën: humbja e rrugës, rezervime të pasakta, moti i paparashikuar apo barriera gjuhësore. Zgjidhja? Një telefon i përgatitur mirë me aplikacionet e duhura. Këto janë 10 aplikacionet që duhet t’i keni patjetër para se të niseni me pushime. 1. Google Maps – Navigimi pa humbur kohë Aplikacioni klasik që ju ndihmon të gjeni rrugën më të shpejtë drejt plazhit, hotelit apo restorantit. Mund të shkarkoni hartat edhe offline, ideale për zona me internet të dobët. 2.…
Shumë përdorues ankohen se interneti në shtëpi duket më i ngadaltë gjatë muajve të verës. Edhe pse arsyeja nuk lidhet gjithmonë me operatorin, temperaturat e larta mund të ndikojnë në performancën e pajisjeve të rrjetit. Ruterët punojnë vazhdimisht dhe prodhojnë nxehtësi. Kur temperatura e ambientit rritet shumë, procesori i tyre mund të mbinxehet, duke ulur shpejtësinë ose duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të sinjalit. Problemi bëhet edhe më i madh kur ruteri vendoset pranë dritareve, televizorëve ose pajisjeve të tjera që prodhojnë nxehtësi. Përveç kësaj, gjatë verës më shumë njerëz përdorin internetin për transmetime video, duke rritur ngarkesën në rrjet.…
Kompania kineze e robotikës Agibot ka realizuar atë që mediat shtetërore në Kinë e cilësuan si transmetimin e parë “live” në botë të robotëve humanoidë që punojnë në një linjë të plotë prodhimi. Demonstrimi gjashtëditor u zhvillua në fabrikën e Longcheer Technology në qytetin Nanchang, ku tetë robotë humanoidë operuan në një linjë aktive prodhimi tabletash. Gjatë kësaj kohe, ata prodhuan 17.625 tableta, duke arritur një normë suksesi prej 99.99% në kryerjen e detyrave. Lexo edhe: BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze Robotët punuan për më shumë se 64 orë pa ndërprerje në…
Kërkesa për një certifikatë mjekësore në ditën e parë të sëmundjes. Ky ishte një nga njoftimet kur kancelari gjerman Friedrich Merz prezantoi një paketë reformash të enjten. Rregullat nënkuptojnë që punonjësit nuk mund të raportojnë më sëmundje me telefon, por kanë nevojë për një certifikatë mjekësore që nga dita e parë e sëmundjes. “Ne nuk mund t’i pranojmë këto norma të larta të lejes mjekësore në kompanitë tona”, tha Friedrich Merz gjatë një konference për shtyp, sipas AP. Lexo edhe: Gjiganti gjerman në krizë/ Volkswagen mund të mbyllë katër fabrika dhe të shkurtojë100 mijë vende pune Masa është pjesë e…
Më shumë se 100 organizata ndërkombëtare, mes tyre Amnesty International dhe Save the Children, u kanë bërë thirrje qeverive në mbarë botën që të vendosin rregulla më të forta për inteligjencën artificiale, me fokus mbrojtjen e fëmijëve. Apeli vjen vetëm një ditë përpara samitit të parë global të Kombeve të Bashkuara mbi qeverisjen e AI, ku pritet të diskutohen sfidat dhe rreziqet që sjell kjo teknologji. Koalicioni, i udhëhequr nga organizata 5Rights Foundation, argumenton se inteligjenca artificiale tashmë po shkakton dëme tek fëmijët dhe se mënyra aktuale e rregullimit ndërhyn vetëm pasi dëmi ka ndodhur. Sipas tyre, përgjegjësia nuk duhet t’u lihet prindërve, por…
Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar (NCA) u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve të shmangin publikimin e fotografive të fëmijëve në internet, duke paralajmëruar për përdorimin në rritje të Al për krijimin e materialeve me abuzim seksual ndaj fëmijëve. Sipas një raporti të gazetës The Guardian, në udhëzimet e përbashkëta me Fondacionin Internet Watch (IWF), agjencia rekomandoi që familjet t’i bëjnë llogaritë e tyre në rrjetet sociale private ose të kufizojnë shpërndarjen e përmbajtjes vetëm te grupet e “miqve të ngushtë”. Zyrtarët thanë se nuk synojnë t’u tregojnë prindërve se si duhet t’i përdorin rrjetet sociale, por…
Google po përgatit një tjetër funksionalitet të bazuar në Inteligjencën Artificiale për Google Maps, i cili mund ta shndërrojë aplikacionin nga një mjet orientimi në një asistent personal që kujdeset edhe për porositë e ushqimit. Aktualisht, funksioni Ask Maps, i fuqizuar nga modeli Gemini, është në gjendje t’u rekomandojë përdoruesve restorante dhe vende për të vizituar bazuar në preferencat e tyre. Megjithatë, të dhënat e zbuluara në versionin më të fundit të aplikacionit për Android sugjerojnë se Google po punon për një hap tjetër: lejimin e Maps që të kryejë vetë porosinë e ushqimit. Referencat e gjetura në kodin e versionit 26.27.00.941319029 të Google Maps tregojnë…
Vera nuk është sfiduese vetëm për njerëzit, por edhe për pajisjet elektronike. Temperaturat e larta mund të ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e smartfonit, duke dëmtuar baterinë, ekranin dhe komponentët e brendshëm. Në disa raste, dëmet mund të jenë të pakthyeshme. Ja 10 gabime që duhet të shmangni gjatë ditëve më të nxehta. 1. Lënia e telefonit në makinë Brenda një automjeti të parkuar, temperatura mund të kalojë lehtësisht 60°C. Kjo është një nga mënyrat më të shpejta për të dëmtuar baterinë dhe ekranin e telefonit. 2. Ekspozimi direkt në diell Shumë njerëz e lënë telefonin mbi tavolinën e plazhit ose…

