Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Një SMS i vetëm, që nuk shfaqet në ekranin e telefonit, mund të bllokojë pajisjet Android dhe të ndërpresë telefonatat, përfshirë thirrjet drejt shërbimeve të urgjencës. Dobësia e sigurisë, e njohur si “SMS of Death”, është zbuluar nga studiuesi i sigurisë kibernetike Mark Blaszczyk dhe është identifikuar me kodin CVE-2026-58882. Sulmi shfrytëzon teknologjinë e vjetër WAP Push, e cila u mundëson operatorëve celularë të dërgojnë mesazhe teknike që përpunohen automatikisht nga telefoni. Duke dërguar një mesazh të manipuluar prej vetëm 8 bajtësh, sulmuesi mund të shkaktojë ndërprerjen e komponentit të Android që menaxhon telefonatat. Viktima nuk duhet të klikojë asgjë dhe mesazhi nuk shfaqet…
Suedia ka vendosur të kufizojë përdorimin e ChatGPT dhe Claude nga punonjësit e administratës shtetërore, duke ngritur shqetësime për sigurinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive. Sipas rregullave të reja, në mjediset e punës do të lejohen vetëm mjetet e inteligjencës artificiale të miratuara nga autoritetet, si Microsoft Copilot. Vendimi vjen pas një auditimi të brendshëm në Administratën Suedeze të Transportit, ku u identifikuan raste problematike të përdorimit të inteligjencës artificiale. Hetimi ngriti shqetësime për ndarjen e informacioneve konfidenciale me platforma AI të pakontrolluara, si dhe për mënyrën se si përdoren përgjigjet e gjeneruara nga këto sisteme. Mikael Wettercrantz,…
Anthropic ka prezantuar një funksion të ri për Claude, që u mundëson kompanive të analizojnë bisedat e punonjësve me inteligjencën artificiale. Përmes mjetit të quajtur Smart Reports, drejtuesit mund të zbulojnë se si përdoret Claude gjatë punës, çfarë rezultatesh prodhohen dhe nëse punonjësit e përdorin për çështje personale apo tema që nuk lidhen me detyrat e tyre. Funksioni është i disponueshëm për klientët e Claude Enterprise dhe mund të analizojë historikun e bisedave deri në 28 ditët e fundit. Sistemi shqyrton bisedat, i kategorizon sipas projekteve dhe llojit të përmbajtjes së krijuar, ndërsa gjeneron grafikë mbi produktivitetin, shpenzimet dhe përdorimin e AI nga ekipet.…
Pas lajmit të mirë për heqjen e taksës së qarkullimit, ka ardhur supriza e hidhur. Qeveria do të dyfishojë taksën vjetore që qytetarët paguajnë për automjetet e tyre duke rritur me dy herë tarifën e karburantit në formulën që përcakton këtë taksë. Si ndryshon formula për makinat me naftë dhe benzinë?Për të zëvendësuar paratë që shteti humb nga heqja e taksës së qarkullimit në pompë, “taksa fikse” brenda formulës vjetore të llogaritjes rritet ndjeshëm:• Për motorët deri në 2,000 cm³: Taksa fikse bëhet 25 lekë për naftën (ishte 12.5) dhe 20 lekë për benzinën/gazin (ishte 10).• Për motorët mbi 2,000…
Inteligjenca artificiale nuk kërkon para nën dorë, nuk pranon dhurata dhe nuk ka interesa personale si një njeri. Por a do të thotë kjo se është e pakorruptueshme? Jo domosdoshmërisht. Sistemet AI mund të manipulohen për të favorizuar interesa të caktuara, për të fshehur informacione apo për të dhënë përgjigje të njëanshme. Dhe për këtë nuk nevojitet gjithmonë një programues që ndryshon kodin. Rasti 1: Kompania që paguan për t’u rekomanduar nga AI. Imagjinoni një asistent inteligjent që u sugjeron qytetarëve banka, kompani sigurimesh apo shërbime të tjera. Nëse një kompani paguan për t’u shfaqur si zgjedhja më e mirë, pa…
Administrata federale e financave dhe tatimeve në Belgjikë është goditur nga një sulm kibernetik, i cili ka shkaktuar ndërprerje të disa shërbimeve digjitale të përdorura nga qytetarët dhe bizneset. Shërbimi Federal Publik i Financave (FOD Financiën) njoftoi të mërkurën se sistemet e tij po përballeshin me probleme si pasojë e sulmit, duke detyruar autoritetet të marrin masa të menjëhershme sigurie. Mes shërbimeve të prekura është edhe MyMinfin, portali zyrtar online përmes të cilit qytetarët dhe bizneset belge mund të dorëzojnë deklaratat tatimore, të kontrollojnë dokumentet financiare dhe të menaxhojnë detyrimet ndaj administratës. Portali dhe disa shërbime të tjera janë nxjerrë përkohësisht…
A e dini se një fotografi e fëmijës suaj, e publikuar në Instagram, mund të përdoret nga dikush tjetër për të krijuar imazhe të reja me inteligjencë artificiale, pa ju kërkuar leje? Ky është një nga shqetësimet më serioze që po shoqëron zhvillimin e teknologjive gjeneruese dhe përdorimin e fotografive personale në internet. Në korrik, Meta prezantoi Muse Image, një mjet të ri për gjenerimin e imazheve me inteligjencë artificiale. Sipas informacioneve të publikuara për këtë funksion, përdoruesit mund të përmendnin një llogari publike të Instagramit në kërkesën e tyre dhe të përdornin fotografitë e asaj llogarie për të krijuar imazhe…
iPhone 18 Pro Max është prezantuar zyrtarisht dhe, në pamje të parë, nuk ndryshon shumë nga iPhone 17 Pro Max. Megjithatë, sipas Apple, përmirësimet më të rëndësishme këtë vit ndodhen brenda pajisjes: nga procesori dhe sistemi i kamerave te autonomia e baterisë dhe funksionet e inteligjencës artificiale. Modeli i ri vjen gjithashtu me një çmim më të lartë. iPhone 18 Pro kushton nga 1,199 dollarë, ndërsa iPhone 18 Pro Max nis nga 1,299 dollarë, një rritje prej 100 dollarësh krahasuar me gjeneratën e kaluar. Por a janë këto përmirësime të mjaftueshme për të justifikuar kalimin nga iPhone 17 Pro Max te modeli…
Një valë protestash të udhëhequra nga të rinjtë e Gjeneratës Z ka përfshirë disa vende europiane, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën dhe Shqipërinë. Rritja e kostos së jetesës, gjendja e dobët e shkollave, mungesa e mundësive ekonomike dhe perceptimi për korrupsionin janë ndër arsyet kryesore që kanë nxitur pakënaqësinë. Në Serbi, protestat studentore kontribuuan në rrëzimin përmes zgjedhjeve të udhëheqësit shumëvjeçar të vendit, ndërsa këtë fundjavë priten demonstrata të tjera në Gjermani. Maya Gourdel, një studente 19-vjeçare nga Brukseli, qëndron ulur në një tavolinë duke shkruar parulla kundër drejtuesve të vendit të saj: “Nëse digjemi ne, do të digjeni edhe ju…
Instagram po përgatitet për një nga ndryshimet më të mëdha në mënyrën se si konsumojmë përmbajtje në platformë. Rrjeti social ka nisur testimin e videove deri në 90 minuta me një grup të përzgjedhur krijuesish, duke synuar të zgjerohet përtej formatit të shkurtër Reels dhe të konkurrojë më drejtpërdrejt me YouTube. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri, dhe zëvendëspresidentja e produktit, Tessa Lyons. Sipas tyre, gjithnjë e më shumë krijues po prodhojnë video të gjata, por përdorin fragmente të shkurtra në Reels për të promovuar përmbajtjen e plotë në platforma të tjera. Me funksionin e ri, Instagram dëshiron që…
