Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026

      Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)

      October 12, 2026

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026

      Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

      October 5, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026

      Google prezanton kolegun virtual, Gemini nuk jep më vetëm përgjigje, por planifikon dhe kryen punën

      October 12, 2026

      “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

      October 9, 2026
    • Social Media

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      TikTok heq 45 video pas ankesave, Armela Krasniqi: 9 të tjera pritet të jenë fshirë

      October 12, 2026

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026
    • Apps

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Wikipedia mund të fillojë të bazohet ne Inteligjencën Artificiale
    Tech

    Wikipedia mund të fillojë të bazohet ne Inteligjencën Artificiale

    Tech ExpertBy Tech ExpertMay 3, 2023Updated:May 3, 2023No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fondacioni Wikimedia, organizata jofitimprurëse që menaxhon Wikipedia-n, po diskuton mundësinë e përdorimit të modeleve të inteligjencës artificiale për të gjeneruar përmbajtje në platformë. Gjatë diskutimeve të javëve të fundit, vihet re një mungesë dakordësie në komunitet mbi përdorimin ose jo të modeleve të tilla. Disa vullnetarë janë shprehur se mjete si ChatGPT mund të ndihmojnë në gjenerimin dhe përmbledhjen e artikujve, ndërsa të tjerët mbeten skeptikë.

    Shqetësimi është se përmbajtja e krijuar nga AI do t’i mbingarkonte faqet më pak të njohura me përmbajtje jo të sakta, dhe rreziku kryesor për Wikipedia është se njerëzit mund të dëmtojnë cilësinë e faqes duke hedhur informacione të paverifikuara. Fondacioni Wikimedia po synon ndërtimin e mjeteve për ta bërë më të lehtë për vullnetarët të identifikojnë përmbajtjen e krijuar nga bot-e. Ndërkohë, Wikipedia po punon për të hartuar një politikë që përcakton kufijtë se si vullnetarët mund të përdorin modele AI për të krijuar përmbajtje në website.

    Një sugjerim i mundshëm është ideja e përdorimit të BLOOM, një model AI i publikuar vitin e kaluar nën “Licensën e Përgjegjshme AI” (RAIL) që “kombinon një qasje të hapur për licencimin, me kufizimet e sjelljes që duhet të zbatojë përdorimi në mënyrë të përgjegjshme i AI”. Kjo do të mundësonte përdorimin fleksibël të modeleve AI, duke vendosur gjithashtu disa kufizime. Megjithatë, ekziston ende shqetësimi se grumbullimi i pakufizuar i të dhënave në internet i lejon kompanitë e AI të shfrytëzojnë web-in e hapur për të krijuar baza të dhënash komerciale për modelet e tyre.

    Mariana Fossatti, një koordinatore e Whose Knowledge?, një fushatë globale e përqendruar në mundësimin e aksesit në informacione në internet në të gjithë vendndodhjet dhe gjuhët lokale, thotë se modelet e AI dhe Wikipedia, të kombinuara së bashku, do të sillnin shumë problematika për disponueshmërinë e informacionit online. “Ne kemi këtë sasi të madhe informacioni në më shumë se 300 gjuhë,” tha Fossatti për Motherboard. “Por sigurisht që këto 300 gjuhë të ndryshme janë gjithashtu shumë të pabarabarta. Wikipedia në anglisht është shumë më e pasur në përmbajtje se të tjerat, dhe ne po ushqejmë sistemet e AI me këtë grup njohurish.”

    Draft-politika përfshin një pikë që shpreh se verifikimi i tekstit është i nevojshëm për përmbajtjen e krijuar nga AI. Fondacioni Wikimedia tha se AI përfaqëson një mundësi për të ndihmuar në shkallëzimin e punës së vullnetarëve në projektet e Wikipedia dhe Wikimedia, dhe se po shqyrton se si këto modele mund të jenë në gjendje të ndihmojnë në mbylljen e boshllëqeve të njohurive, dhe të rrisin aksesin dhe pjesëmarrjen në informacion. Megjithatë, angazhimi njerëzor mbetet blloku më thelbësor i ndërtimit të ekosistemit të njohurive Wikimedia. AI funksionon më së miri si një shtesë për punën që njerëzit bëjnë në këtë organizatë.

    Sipas Amy Bruckman, profesoreshë dhe kryetare e shkollës së informatikës interaktive në Institutin e Teknologjisë në Georgia, modelet AI janë po aq të mira sa aftësia e tyre për të dalluar të vërtetën nga trillimi. Bruckman sugjeron përdorimin e modeleve të AI, por është i rëndësishëm redaktimi i tyre dhe kontrollimi i burimeve. Shqetësimi me përmbajtjen e krijuar nga AI është se ai është i prirur të përfshijë informacione të gabuara, dhe madje të citojë burime dhe punime akademike që nuk ekzistojnë, gjë që rezulton në përmbledhje tekstesh që duken të sakta, por më vonë zbulohen se janë të fabrikuara. Bruckman nuk i sheh disa nga problemet që vijnë me modelet e AI më të ndryshme se përpjekjet e qëllimshme për të redaktuar faqet e Wikipedia. “Unë nuk mendoj se është aq i ndryshëm nga lufta kundër vandalizmit,” shtoi Bruckman. “Ne kemi strategji për ta luftuar atë. Mendoj se përmbajtja e pashqyrtuar e krijuar nga AI është një formë vandalizmi, dhe ne mund të përdorim të njëjtat teknika që përdorim për luftimin e vandalizmit në Wikipedia, për të luftuar informacionet jo të sakta që vijnë nga AI.”

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.