Platforma e re e-Albania 2.0 vjen si një hap i rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve publike digjitale në Shqipëri, duke synuar një eksperiencë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më gjithëpërfshirëse për qytetarët dhe bizneset.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi platformën si një fazë të re të transformimit digjital në vend. Sipas tij, e-Albania 2.0 është ndërtuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, me teknologji të avancuara dhe standarde bashkëkohore performance.
Lexo edhe: Shërbimet e e-Albania do të ndërpriten për tre ditë – Ja çfarë duhet të dini
Një nga risitë kryesore të platformës është rritja e aksesueshmërisë, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara. Ky zhvillim synon të krijojë një shërbim publik digjital pa barriera, më të barabartë dhe më pranë nevojave të çdo qytetari.




