Google raportohet se ka ndaluar zhvillimin e pajisjeve të reja të realitetit të përzier (AR), Project Iris. Ky raportim vjen pas një sërë largimesh nga puna dhe ristrukturimesh të kompanisë. Informacioni vjen nga një raport i fundit i Business Insider, duke cituar tre burime anonime.
Projekti Iris, i përshkruar si një palë “syze skish” të bazuara në Android, ka qenë në zhvillim prej disa vitesh. Ai u publikua në një raport nga The Verge vitin e kaluar, duke theksuar bashkëpunimin e Google me Samsung dhe Qualcomm.
Pajisja fillimisht u parashikua të ishte si një palë syze AR, të afta për të krijuar përvoja reale të përziera. Sidoqoftë, Google tani thuhet se po e zhvendos fokusin e tij drejt software-ve AR/VR.
Vendimi për të ndërprerë Project Iris mund të vijë si një lajm i papritur për disa, duke marrë parasysh sentimentet pozitive drejt pajisjeve të ngjashme, si Vision Pro e Apple apo Meta Quest 3 në kohët e fundit.
Artikull i ngjashëm:
Xbox refuzon të promovojë pajisjet VR!
Google ka hyrë më parë në tregun e pajisjeve AR me produkte si Google Glass Enterprise Edition 2, megjithëse shitjet u ndërprenë në fillim të këtij viti në mars.
Pavarësisht problematikave me hardware-in, Google nuk e ka braktisur plotësisht AR. Gjatë eventit I/O të kompanisë në maj, Google prezantoi një sërë mjetesh AR dhe zhvillime software-sh.
Artikull i ngjashëm:
Vision Pro: Pajisja futuristike AR prej 3,499 dollarësh që do të revolucionalizojë realitetin tuaj!
Kjo përfshin veçori të reja për aplikacionin Maps dhe Geospatial Creator – një mjet i disponueshëm në Android dhe iOS, që i lejon përdoruesit të dizajnojnë përmbajtje digjitale gjithëpërfshirëse 3D, të vendosura brenda vendndodhjeve gjeografike të botës reale.





1 Comment
Pingback: Med-PaLM 2 i Google: Doktori AI në xhepin tuaj? - Technews.al