Në vijim të entuziazmit në rritje për rolin e chatbot-eve të AI si ChatGPT në mjediset arsimore, OpenAI ka publikuar një udhëzues të ri, “Mësimdhënia me AI“. E krijuar për mësuesit, udhëzuesi ofron një informacione të detajuara dhe udhëzime për integrimin e ChatGPT në klasa.
Udhëzuesi paraqet aplikime të ndryshme të mjetit AI, nga gjenerimi automatik i planeve mësimore dhe provimeve, deri te krijimi i aktiviteteve për të përmirësuar eksperiencën e nxënësve. OpenAI këshillon mësuesit të qëndrojnë aktivë në platformë. dhe inkurajon diskutimet midis studentëve dhe mësuesve për të monitoruar progresin, dhe për të përshtatur qasjet e mësimdhënies.
Sipas OpenAI, këto ndërveprime i ndihmojnë nxënësit të reflektojnë mbi udhëtimin e tyre të të mësuarit, duke përmirësuar aftësitë bazë për nxënësit. Mësuesit më pas mund të ofrojnë udhëzime të personalizuara bazuar në këto njohuri.
OpenAI, në këtë platformë të re, trajton gjithashtu sfidën e plagjiaturës. Udhëzuesi pranon kufizimet e mjeteve aktuale të AI në dallimin midis tekstit të krijuar nga njeriu dhe nga AI. OpenAI rekomandon që mësuesit të analizojnë se si nxënësit përdorin ChatGPT, t’u kërkojnë nxënësve të “tregojnë punën e tyre” dhe të ushqejnë “arsimimin nëpërmjet AI”, duke vlerësuar në mënyrë kritike rezultatet e AI.
Udhëzuesi prezanton gjithashtu një veçori të quajtur “udhëzime të dedikuara”, duke i lejuar mësuesit të vendosin udhëzime të përgjithshme për të gjitha bisedat në ChatGPT, duke e përafruar kështu platformën me objektivat arsimore. Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt përdorimit të përgjegjshëm të AI në arsim, duke kombinuar inovacionin teknologjik me njohuritë praktike për mësuesit.




