Çfarë është më mirë se të kesh një llogari WhatsApp? Epo, sigurisht që ka dy.
Whatsapp ka prezantuar mundësinë për të pasur dy llogari WhatsApp që mund të funksionojnë në të njëjtën kohë. E dobishme për kalimin midis llogarive – si numri i punës dhe numri personal – tani nuk keni më nevojë të bëni log out çdo herë, të mbani dy telefona ose të shqetësoheni për mesazhe nga numri i gabuar.
Për të konfiguruar një llogari të dytë, do t’ju duhet një numër i dytë telefoni dhe kartë SIM, ose një telefon që pranon disa SIM ose eSIM. Thjesht hapni cilësimet tuaja WhatsApp, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe klikoni “Shto llogari”. Aty mund të kontrolloni cilësimet tuaja të privatësisë dhe njoftimeve në secilën llogari.
Whatapp, me këtë rast ka dhënë edhe një këshillë për përdoruesit: “Si kujtesë, përdorni vetëm WhatsApp-in zyrtar dhe mos shkarkoni imitime ose versione të rreme si një mënyrë për të marrë më shumë llogari në telefonin tuaj. Mesazhet tuaja janë të sigurta dhe private vetëm kur përdorni WhatsApp-in zyrtar.”




