Me një auditor prej 18 e 600 vendesh dhe material video dhe audio, të cilat përfshijnë një ekran të brendshëm LED me rezolucion 18K, altoparlantë me teknologji të formimit të rrezeve dhe sintezës së fushës së valëve, dhe efekte fizike 4D si era dhe sediljet haptike, Sfera e famshme në Las Vegas shfaqi këtë tetor filmin e parë artistik.
Filmi, “Kartolinë nga Toka” (Postcard from Earth), me regji nga i nominuari për Oscar, Darren Aronofsky, shpërfaqi potencialin e plotë të kësaj strukture, që më herët ka hapur diskutime të gjera mbi funksionin dhe përdorimin e saj.
Kupola kolosale prej dy miliardë dollarësh u përurua disa javë më parë me një performancë live nga grupi i njohur muzikor U2. Duke shërbyer si më shumë se një vend koncertesh, “The Sphere” është bërë mjedisi i duhur për një aventurë kinematografike.




