Epic Games ka njoftuar zyrtarisht se sezoni i ardhshëm i Fortnite do t’i transportojë lojtarët përsëri në Kapitullin 1. Ky konfirmim vjen pas sugjerimeve dhe spekulimeve të shumta brenda lojës nga komuniteti Fortnite. Llogaria zyrtare e Fortnite në Twitter e publikoi rikthimin me një postim: “Sprint (ose Mantle, zgjedhja juaj) përsëri në Kapitullin 1…shihemi së shpejti më 11.3.2023 #FortniteOG,” i shoqëruar nga një imazh i autobusit ikonik të betejës Fortnite.
Ky udhëtim nostalgjik në kapitullin 1 është pritur me padurim nga fansat. Ndërsa ende nuk është deklaruar zyrtarisht, ka indikacione të forta se harta e ardhshme e Kapitullit 4: Sezoni 5 do të përfshijë elementë nga Kapitulli 1: Sezoni 5, bazuar në trendet e fundit në lojë.
Të apasionuarit pas Fortnite mund të shënojnë kalendarët e tyre për datën 3 Nëntor, kur është vendosur të nisë Kapitulli 4: Sezoni 5 i Fortnite.




