Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me sulmet e mundshme kibernetike drejtuar përdoruesve të aparateve celularë Apple.
Në njoftimin e fundit autoritetet bëjnë me dije se autorët që dërgojnë këto mesazhe përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.
Policia thekson se asnjë person nuk duhet të klikojë në linqet që i dërgohen dhe të mos plotësojë asnjë formular me të dhëna pa u siguruar për faqen ku ndodhet.
Lidhur me këtë, eksperti i IT, Erion Demiri, shprehet se popullsia shqiptare nuk është e përgatitur për t’u përballur me këtë lloj sulmi. Shihni deklaratën e plotë në kë intervistë për MCN TV.




