Duke përdorur një aplikacion AI, pra inteligjencën artificiale, është publikuar një fotografi që tregon se si do të dukej Cobain nëse do të ishte gjallë sot, në moshën 57-vjeçare.
Daily Star publikoi imazhin, i cili u krijua përmes Midjourney.

Kurt Cobain, i cili ishte përdorues heroine, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Lake Washington të Seattle, më 8 prill 1994. Trupi i tij kishte ditë të tëra atje dhe në të u gjetën sasi të mëdha heroine dhe gjurmë qetësuesish. Raporti i mjekut vlerëson se ai vdiq më 5 prill 1994.
Edhe sot e kësaj dite, shumë besojnë se ylli i rrokut 27-vjeçar është vrarë. Ai konsiderohet si një pionier dhe lider në historinë e grunge dhe muzika e tij ndikoi dhe vazhdon të ndikojë në skenën botërore të muzikës rock.




