Chris Hemsworth tashmë po fiton shumë para si një yll botëror i filmave.
Dhe tani është zbuluar se aktori 40-vjeçar është influenceri i famshëm australian me të ardhurat më të larta.
Ylli i Thor, i cili ka më shumë se 58.5 milionë ndjekës në Instagram, mund të shënojë deri në 1,041,208 dollarë për një postim të vetëm të sponsorizuar.
Agjencia e marketingut në Melburn, Impressive, publikoi statistika që zbulojnë ‘Top Ten’ të famshmit australianë që fitojnë shuma të mëdha parash si influencera.
Ndërkohë, fituesja e Oscar, e famshmja e Hollivudit, Nicole Kidman, u rendit e 8-ta në listë.




