“Starlink”, kompania e miliarderit amerikan Elon Mask, përfshin edhe Shqipërinë në hartën e saj të ofrimit të shërbimit të internetit me valë satelitore. Përfshirjen e Shqipërisë e bëri të ditur vetë Mask përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin X, po në pronësi të tij.
Shërbimi ofrohet përmes pajisjeve satelitare që përthithin më shpejt valët e internetit nga satelitët e kompanisë “Starlink” të pozicionuar në orbitën e ulët të tokës në një lartësi deri 500 kilometra mbi sipërfaqe, në dallim nga satelitët tradicionalë të komunikimit që vendosen në një lartësi mbi 35 mijë kilometra.
Lidhur me këtë lajm, i ftuar në studion e Report TV, eksperti i IT, Erion Demiri, u shpreh se është një lajm i mirë për vendin tonë dhe se ky lloj interneti u jep mundësi të gjithëve të lidhen nëpërmjet këtij rrjeti me një shpejtësi e cila nga satelitët nuk ka qenë e mundur deri më sot.
Në këtë video mund të shihni intervistën e plotë:




