Instagram sjell një element të ri në Feed që do t’ju ndihmojë me shitjet tuaja, qofshin ato për produkte apo për shërbime. Instagram ka shtuar një hapësirë në detajet e postimit në Feed për emrin e produktit/shëbimin dhe çmimin e tij.
Ju mund të promovoni produktet për shitje dhe t’i inkurajoni njerëzit të blejnë nga postimet dhe storit tuaja në Instagram pa një katalog ose website e-commerce.
Kur krijoni një postim, zgjidhni opsionin për të marrë porosi nga postimi juaj dhe për të shtuar më shumë detaje rreth produktit tuaj. Kur postoni një stori në Instagram, shtoni elementin Merr porosi dhe plotësoni më shumë detaje rreth produktit tuaj. Kur njerëzit shohin produktet ose shërbimet tuaja në Instagram, ata mund të lidhen me ju në bisedën në Instagram për të mësuar më shumë dhe për të kërkuar porosi.








1 Comment
Pingback: Instagram po prezanton masa të reja, ato u drejtohen veçanërisht adoleshentëve - Technews.al