Apple pritet që gjatë vitit 2024 të prezantojë sistemin e ri operativ, iOS 18.
Të gjithë përdoruesit e iPhone po presin për të zbuluar veçoritë me Al të sistemit të ri operativ dhe përditësimet që thuhet të marrë Siri.
Por, tani thashethemet për ndryshime janë shtuar.
Lexo edhe: A po vjen vërtet ‘iPhone Flip’ nga Apple? Ja çfarë dihet deri tani
Thuhet se iOS 18 do të mbështesë transkriptimin dhe përmbledhjen automatike të audiove.
Nëse këto thashetheme dalin të jenë të vërteta, përdoruesit do të kenë qasje në transkripte në kohë reale të audiove të regjistruara.
Bëhet e ditur se një ndër aplikacionet e para që do të marrë përditësime do të jetë Voice Memos.
Versionet e hershme të tij do të ofrojnë transkriptime të cilat me sa duket do të integrohen edhe në Notes.





2 Comments
Pingback: Apple përgatit ekrane që do të riparohen vetë? - Technews.al
Pingback: Apple heq emojin e familjes dhe vendos atë të burrit nuse dhe burrit shtatzënë - Technews.al