YouTube po kërkon të lehtësojë rritjen e audiencës për kanalet e vogla përmes funksionit të ri “Hype”. Pas prezantimit të një përvoje të re, platforma njoftoi një tjetër veçori që ka për qëllim të rrisë dukshmërinë e krijuesve më të vegjël në algoritëm.
YouTube, si platforma më e madhe e transmetimit, përfshin një numër të madh krijuesish me përmbajtje të ndryshme, që varion nga gatimi dhe lojërat, te muzika dhe grimi. Kjo shumëllojshmëri e bën të vështirë për krijuesit e rinj të arrijnë miliona abonentë dhe shikime.

Për t’i mbështetur ata, YouTube po tenton të promovojë disa nga videot e krijuesve të vegjël përmes funksionit “Hype”. Ky opsion ndihmon kanalet të zgjerojnë audiencën e tyre duke i prezantuar videot e publikuara në shtatë ditët e fundit një publiku më të gjerë.
Lexo edhe: Funksioni i ri i YouTube Music ju lejon të kërkoni këngën duke e kënduar atë
Vetëm videot e krijuesve me më pak se 500,000 abonentë mund të promovohen përmes kësaj veçorie. Sa më shumë reklamë të marrë një video, aq më shumë ngjitet në tabelën e 100 videove më të promovuara të javës në YouTube. Në të ardhmen, përdoruesit do të kenë mundësinë të blejnë reklama shtesë për videot, duke krijuar një burim të ri të ardhurash për krijuesit.
Sipas të dhënave nga faza e testimit beta në Turqi, Tajvan dhe Brazil, në katër javët e para, mbi 5 milionë klikime janë gjeneruar në më shumë se 50,000 kanale unike. Nuk dihet ende se kur funksioni do të jetë i disponueshëm globalisht, por YouTube ka në plan të zgjerohet në më shumë tregje bazuar në përvojën nga testet e para.




