“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK-ja.
Këto mesazhe që dërgohen në telefonat e qytetarëve, njihen ndryshe si metoda “phishing”. Përmes tyre, synohet vjedhja e të dhënave të përdoruesve.
Lexo edhe: Nga 5 maji, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në këto smartphone
Nëse tentoni të klikoni, personazhet që fshihen pas këtij mesazhi mund t’ju marrin të dhënat personale nga telefoni.
Në të tilla situata, qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe mos të klikojnë linqe të tilla, por t’i raportojnë ato menjëherë pranë autoriteteve përkatëse.






1 Comment
Pingback: Inteligjenca artificiale e WhatsApp-it ndan aksidentalisht numrat privatë të përdoruesve - Technews.al