Duke nisur prej ditës së djeshme qytetarët mund të bëjnë pagesën e taksës vjetore përmes e-Albania. Shërbimi elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe të mjeteve të luksit në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve.
Procedura është e thjeshtë ku pasi do të identifikohen në e-Albania, qytetarët janë të lutur të zgjedhin shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”. Pagesa do të kryhet në aplikacion bankar të shkarkuar në telefon. Për të shkarkuar pullën e taksës do të klikohet në butonin “Shkarko Pullën e Taksës”. Më pas pulla do të dërgohet te rubrika “Dokumentet e mia” në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.
Lexo edhe: Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori mikrokredi në vlerë 3 500 euro
Ky shërbim elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të taksave të automjeteve në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve bazuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar. Për këtë shërbim nuk nevojitet asnjë dokumentacion shoqërues.




