Instagram po zgjeron funksionin Instant, një mënyrë e re për të dërguar foto ose video që mund të shihen vetëm një herë nga marrësi. Pas hapjes, përmbajtja zhduket përgjithmonë dhe nuk mund të rihapet.
Nëse marrësi nuk e hap mesazhin, ai skadon automatikisht pas 24 orësh dhe hiqet nga biseda. Kjo e bën funksionin të ngjashëm me mesazhet që vetëshkatërrohen, duke ofruar më shumë privatësi për përdoruesit.
Vetëm ‘Close Friends’ ose ata që ju ndiqni dhe ju ndjekin mund t’i shohin Instant-et që ndani në Instagram.
Lexo edhe: Instagram lançon Instants për ndarjen e fotove të përkohshme me njerëz specifikë
Megjithatë, Instagram ruan një kopje të Instants që keni dërguar në një arkiv privat, ku ato qëndrojnë deri në 1 vit. Ky arkiv është i aksesueshëm vetëm nga dërguesi dhe nuk është i dukshëm për marrësin.
Me këtë veçori, Instagram synon të ofrojë një mënyrë më spontane dhe private për ndarjen e momenteve, duke konkurruar drejtpërdrejt me funksionet e ngjashme që ofrojnë platforma si Snapchat.





1 Comment
Pingback: Gen Z po rikthehet te gjërat e vjetra: Pse të rinjtë po zgjedhin filmat analogë, librat dhe disqet vinil? - Technews.al