Author: Tech Expert

Në epokën e informimit të shpejtë dhe disinformimit këto këshilla mund t’ju vijnë në ndihmë gjatë kërkimit dhe leximit tuaj në internet. Njihni burimet tuaja Disa burime në internet janë qartësisht më me reputacion se të tjerat: Është e drejtë të jesh më skeptik për një postim nga një përdorues i panjohur në Instagram sesa për një lajm të publikuar në Tv Klan (ose Technews.al). Kjo nuk do të thotë se gazetaria qytetare nuk mund të jetë e dobishme, sepse absolutisht mundet, por jini të kujdesshëm për ta besuar atë plotësisht. Nëse nuk jeni të sigurt për një burim të…

Read More

OpenAI ka ChatGPT. Google ka Bard chatbot . Microsoft ka Copilot. Të martën, Amazon iu bashkua garës së chatbot-it dhe lajmëroi nxjerrjen në treg të një asistenti të inteligjencës artificiale: Amazon Q. Ky chatbot, i zhvilluar nga divizioni i kompjuterëve cloud të Amazon, është i dedikuar për vendet e punës dhe nuk është i destinuar për konsumatorët. Amazon Q synon të ndihmojë punonjësit me detyrat e përditshme, të tilla si përmbledhja e dokumenteve të strategjisë, plotësimi i biletave të mbështetjes së brendshme dhe përgjigjja e pyetjeve në lidhje me politikën e kompanisë. Ai do të konkurrojë me chatbot të tjerë…

Read More

Një nismë e re për të identifikuar më mirë grabitqarët e fëmijëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre të errët online, u njoftua të martën nga The Tech Coalition, një grup që përfshin Discord, Google, Mega, Meta, Quora, Roblox, Snap dhe Twitch. Nisma, e quajtur Lantern, u lejon kompanive në koalicion të ndajnë informacione rreth shfrytëzimit të mundshëm seksual të fëmijëve, gjë që do të rrisë aftësitë e tyre parandaluese dhe zbuluese, do të përshpejtojë identifikimin e kërcënimeve, do të ndërtojë ndërgjegjësimin e situatës për taktika të reja grabitqare dhe do të forcojë raportimin e veprave penale tek autoritetet. Në një…

Read More

Animacionet e shumë memeve të njohura janë krijuar së fundmi duke përdorur Inteligjencën Artificiale për t’i shtuar më shumë detaje historive të famshme, por jo gjithnjë ia kanë dalë të na habisin. Ashtu sikurse ndodhi me rastin e fundit të memes të njohur si “i dashuri i shpërqëndruar”. Momentalisht po qarkullon në X, dikur Twitter, një version i animuar i kësaj meme, që me gjithë dëshirën për të parë më në thellësi të fotos së dikurshme, fansat kanë dalë të zhgënjyer. 👀 pic.twitter.com/MQH7wLnn5S— fofr (@fofrAI) November 24, 2023

Read More

Mesa duket edhe Google ka nevojë të pastrojë dollapët e vjetër në fundvit. Jo nga rrobat e vjetra, por nga fotot dhe të dhënat që i përkasin llogarive joaktive. Ky spastrim do të fillojë më 1 dhjetor. “Duke filluar nga fundi i këtij viti, nëse një llogari Google nuk është përdorur ose nuk është identifikuar për të paktën 2 vjet, ne mund ta fshijmë llogarinë dhe përmbajtjen e saj – duke përfshirë përmbajtjen brenda Google Workspace (Gmail, Docs, Drive, Meet, Calendar) dhe Google Fotot”, njoftoi në Ruth Kricheli, nënkryetare e menaxhimit të produkteve të Google. Si mund t’a mbani llogarinë…

Read More

Platforma X, kompania e mediave sociale e njohur më parë si Twitter, mund të humbasë deri në 75 milionë dollarë të ardhura nga reklamat deri në fund të vitit pasi dhjetëra marka të mëdha mund ndalojnë fushatat e tyre të marketingut pasi pronari i saj, Elon Musk, miratoi një teori konspirative antisemitike këtë muaj. Dokumentet e brendshme të shikuara nga një reporter i The New York Times këtë javë tregojnë se kompania është në një pozitë më të vështirë se sa dihej më parë dhe se shqetësimet për Musk dhe platformën janë përhapur shumë përtej kompanive, përfshirë IBM, Apple dhe…

Read More

Duke përshpejtuar drejt një të ardhme gjithnjë e më të digitalizuar, peizazhi i sigurisë kibernetike është gati për një ndryshim të madh. Gjatë pesë viteve të ardhshme, disa sfida të forta do të formojnë narrativën e sigurisë kibernetike, me katër armiq kryesorë të shquar në mënyrë të dukshme. 1. Sulmet e Drejtuara nga AI: Lulëzimi i Kërcënimeve Inteligjente Inteligjenca Artificiale (AI) rezulton si një shpatë me dy presa në fushën e sigurisë kibernetike. Ndërsa ofron mundësi të paepura për zbulimin dhe lehtësimin e kërcënimeve, ka grupe që po përdorin fuqinë e AI për të organizuar sulme më të sofistikuara. Aftësia…

Read More

Prej disa vitesh Google përshëndet shqiptarët me modifikimin e logos duke iu përshtatur ngjyrave të flamurit tonë ose duke vendosur flamurin shqiptar që valëvitet sikurse në 2 vitet e fundit. Ja cilat kanë qenë disa nga Doodles më të bukur të Google dedikuar 28 Nëntorit. Dita e Pavarësisë 2023 28 Nëntor 2023 Dita e Pavarësisë 2022 28 Nëntor 2022 Dita e Pavarësisë 2015 Nentor 2015 Dita e Pavarësisë 2012 – 100 Vjetori Nentor 2012

Read More

Motori i kërkimit në internet Google ka ndryshuar logon duke vendosur flamurit shqiptar që valvitet në qiellin blu, duke i uruar kështu të gjithë shqiptarëve festën e Pavarësisë. Me një klik mbi atë që tashmë njihet si Doodle, Google i fton naviguesit të marrin më shumë informacion mbi këtë festë kombëtare duke paraqitur lajmet e fundit që lidhen me këtë ditë. Megjithatë, kjo logo e modifikuar shfaqet vetëm brenda kufijve shqiptare dhe naviguesit nga vendet e tjera nuk e shohin këtë ndryshim. Është bërë traditë tashmë që Google të urojë çdo vit shqiptarët për Pavarësinë duke vendosur flamurin shqiptar në…

Read More

Në vitin 2023, kërkimet në Google për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve. Nga zhvillimet teknologjike në gastronominë lokale, nga ngjarjet më të rëndësishme globale te çfarë mund të vizitoj në fundjavë, këto janë disa nga kërkimet ndër muaj, sipas Google Trends. Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve. E para bëhet fjalë për ChatGpt, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ndërsa kërkimi i dytë në numër më i shpeshtë është ‘njoftime pune-marketing në Tiranë,…

Read More