TikTok-ut i është dhënë 24 orë për t’iu përgjigjur Komisionit Europian për një version të aplikacionit që paguan përdoruesit për shikimin e videove.
TikTok Lite u lançua në Francë dhe Spanjë këtë javë.
Komisioneri europian Thierry Breton e ka krahasuar atë me idenë e cigareve “të lehta”, duke pyetur nëse ishte “po aq e varur dhe toksike”.

TikTok tha në një deklaratë se do t’i përgjigjet kërkesës për informacion.
Ajo thotë se aktualisht nuk ka plane për të lançuar aplikacionin Lite në vende të tjera në Evropë.
Një version i pakësuar i platformës normale, veçoria Task & Rewards e Lite u paguan përdoruesve ekuivalentin e disa penave në ditë për të parë video dhe për t’u angazhuar në aplikacion.
Komisioni Europian i ka kërkuar TikTok detajet e vlerësimit të rrezikut që ka kryer përpara se të lançonte funksionin.
Shqetësimet e tij lidhen me ndikimin tek fëmijët, shëndetin mendor dhe varësinë.
Komisioni thotë se kërkon informacion “për masat që platforma ka vendosur për të zbutur rreziqe të tilla sistemike” dhe ka dhënë një afat deri më 26 prill.




