Dua Lipa Bëhet Artistja e Parë në Historinë e Spotify me 5 Këngë me 2 Miliardë dëgjime (streams) Secila
Në një arritje historike, këngëtarja e njohur shqiptaro-britanike, Dua Lipa, është bërë artistja e parë në historinë e Spotify që ka pesë këngë me mbi 2 miliardë dëgjime secila.
Pesë këngët që kanë arritur këtë numër të pabesueshëm transmetimesh janë hite të njohura që kanë dominuar klasifikimet muzikore dhe kanë marrë pëlqimin e miliona fansave në mbarë botën: “Dont’ start now”, “New Rules”, “One Kiss”, “Levitating Remix” dhe “Cold Heart”.

Me një kombinim të vokalit të saj të veçantë dhe produksioneve të suksesshme, Dua Lipa ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me dëgjuesit e saj, duke e bërë muzikën e saj një fenomen global.
Sipas burimeve, Spotify paguan artistët të paktën 3000 dollarë për çdo 1 milion dëgjime (streams). Duke pasur parasysh këtë tarifë, llogaritet që Dua Lipa do të marrë të paktën 30 milionë dollarë nga këto dëgjime.
Lexo edhe: Spotify rrit sërish çmimet, a po shtrenjtohet muzika për dëgjuesin e thjeshtë?
Kjo arritje vjen pas një serie suksesesh të mëdha për Dua Lipën, e cila vazhdon të jetë një nga artistet më të kërkuara dhe më të dëgjuara në botë. Albumet e saj të fundit kanë marrë vlerësime të larta nga kritikët dhe kanë qenë të suksesshme komercialisht, duke forcuar më tej pozicionin e saj si një nga yjet më të mëdha të muzikës pop.
Dua Lipa e ka shprehur falënderimin e saj për fansat e saj të dedikuar që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së saj dhe kanë ndihmuar në arritjen e këtij momenti historik. Ajo premton se do të vazhdojë të krijojë muzikë që frymëzon dhe emocionon njerëzit në mbarë botën.
©TechNews.al




