Kompania amerikane Google po punon për përditësime të reja për Google Maps dhe Google Earth në një përpjekje për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë botën gjithnjë në ndryshim.
Përditësimet e reja përfshijnë zgjerimin e Street View, imazhe më të qarta satelitore me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI) për Google Maps dhe funksionin e imazheve historike për Google Earth në ueb, raportoi Android central.
Ndryshimet e Google në një përditësim të Street View në Google Maps përfshijnë “imazhe të reja”, të cilat pritet të jenë të disponueshme në gati 80 vende.

Për më tepër, kompania deklaroi se e ka bërë të lehtë krijimin e imazheve më të mira të Street View në më shumë vende, pasi do të vazhdojë të përditësojë Street View të Maps për detaje më të mira virtuale në shumë vende.
Lexo edhe: Ja si mund të përdorni Google Maps edhe kur nuk keni internet (VIDEO)
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se zgjerimi i Street View u lançua më 25 shtator, që do të thotë se përdoruesit duhet të kenë vëmendje në këtë përditësim.




