Shpesh na ndodh që kur udhëtojmë jashtë vendit, herë pas here mbetemi pa lidhje me internetin, edhe në momentet kur na nevojitet më shumë se kurrë për të arritur në destinacionin ku dëshirojmë.
Megjithatë, ka një zgjidhje për të dalë nga situata. Në këto raste, ju mund të shkarkoni Google Maps për përdorim offline dhe të merrni udhëzimet e duhura për të gjetur destinacionin tuaj.
Më saktësisht, nuk do të merrni të dhëna të sakta kur bëhet fjalë për shëtitje në këmbë ose udhëtime me biçikletë, por do të merrni udhëzime të rëndësishme nëse jeni duke udhëtuar me makine.
Duhet të keni parasysh gjithashtu se hartat që shkarkoni do të skadojnë në një moment, pasi Google i përditëson rregullisht ato për të qenë sa më të sakta.

Ja se si të shkarkoni hartat offline:
- Hapni aplikacionin Google Maps në pajisjen tuaj Android ose iPhone.
- Duhet të identifikohesh në llogarinë tënde të Google dhe të kesh të instaluar versionin më të fundit të aplikacionit.
- Zgjidhni hartën e qytetit ose rajonit që dëshironi të shkarkoni.
- Shtypni menunë në fund të ekranit me emrin e faqes që po kërkoni dhe shtypni butonin Shkarko.
- Nëse nuk e shihni këtë opsion, prekni tre pikat në këndin e sipërm djathtas të ekranit dhe kërkoni opsionin e shkarkimit jashtë linje.
- Më pas Google do t’ju tregojë hartën dhe do t’ju pyesë nëse dëshironi ta shkarkoni.
- Shtypni “Shkarko” përsëri për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.
- Pasi të keni shkarkuar hartat e zgjedhura, ato do të jenë të disponueshme edhe kur nuk keni lidhje interneti dhe mund t’i shfletoni dhe eksploroni lehtësisht kur të dëshironi.
Mjafton vetëm përditësimi i rregullt i Google Maps për të vazhduar me ndryshimet që po zbaton Google.





2 Comments
Pingback: Ja ndryshimet e fundit të Google Maps dhe Earth që do t’jua bëjnë përdorimin më të thjeshtë - Technews.al
Pingback: Google Maps sjell një veçori të re, ja si do të lehtësojë udhëtimet tuaja - Technews.al