GTA 6 po pushton botën, dhe Tirana nuk bën përjashtim! Një mural i ri, i frymëzuar nga videoloja e shumëpritur Grand Theft Auto VI, është shfaqur në kryeqytetin shqiptar, duke sjellë ngjyrat dhe stilin karakteristik të lojës së Rockstar Games.

Murali paraqet elemente vizuale të frymëzuara nga Vice City, qyteti ikonik ku do të zhvillohet një pjesë e historisë së GTA 6. Pamja e tij i ngjan materialeve zyrtare promovuese të lojës.
Ende nuk është konfirmuar nëse murali është pjesë e një fushate zyrtare të Rockstar Games apo një krijim i artistëve vendas, të cilët kanë zgjedhur të shprehin entuziazmin e tyre përmes artit urban.
Lexo edhe: GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur
GTA 6 pritet të publikohet më 19 nëntor 2026, për PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S. Pas më shumë se një dekade pritjeje që nga GTA 5, loja e re është kthyer në një fenomen të kulturës pop, duke tërhequr vëmendje edhe jashtë komunitetit të videolojërave.
Nga Vice City në Tiranë, GTA 6 po lë gjurmë edhe përpara lançimit.


