Grand Theft Auto VI (GTA 6) pritet të lançohet më 19 nëntor 2026, duke i dhënë fund një prej pritjeve më të gjata në historinë e videolojërave. Titulli i ri i Rockstar Games do t’i rikthejë lojtarët në Vice City, qytetin ikonik të frymëzuar nga Miami.
Loja do të sjellë një histori të re, personazhe të rinj dhe një botë të hapur, ku lojtarët do të mund të eksplorojnë qytetin, të përfshihen në misione dhe të zbulojnë aktivitete të ndryshme.
Pritshmëritë për GTA 6 janë jashtëzakonisht të larta, pas suksesit të GTA 5, që u publikua në vitin 2013 dhe u shndërrua në një nga videolojërat më të shitura të të gjitha kohërave.

Lexo edhe: Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat
Historia do të ndjekë Jason dhe Lucia, dy protagonistë që përfshihen në një komplot kriminal në shtetin imagjinar Leonida.
GTA 6 do të jetë i disponueshëm për PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S, ndërsa çmimi fillestar në SHBA është 79.99 dollarë. Porositë paraprake janë hapur dhe shkarkimi paraprak do të nisë më 12 nëntor.
Data e lançimit, 19 nëntor 2026, është konfirmuar në faqen zyrtare të Rockstar Games.
Pas 13 vitesh nga publikimi i GTA 5, pritja për gjeneratën e re është pothuajse drejt fundit.


