Pas Luna Ultra, Insta360 prezanton Luna Pro, kamerën e re të zhvilluar në bashkëpunim me Leica. Modeli pozicionohet si një alternativë më e thjeshtë dhe më e aksesueshme për creator-ët që publikojnë vazhdimisht në Instagram, TikTok apo YouTube, por nuk duan të heqin dorë nga cilësia e lartë e videos. Çmimi fillestar është 599.99 dollarë.
Në zemër të Luna Pro ndodhet një sensor 1 inç 8K, i kombinuar me një objektiv Leica Summicron dhe arkitekturën Dual AI Chip. Kamera mund të regjistrojë në 8K Dolby Vision, ofron 10-bit I-Log për përpunim më profesional të ngjyrave dhe slow motion deri në 4K 120 fps ose 1080p 240 fps. Zoom-i arrin në 2x pa humbje të cilësisë dhe deri në 4x HighRes me ndihmën e përpunimit AI.

Një nga veçoritë më interesante për rrjetet sociale është regjistrimi vertikal 4K në 30 fps me oversampling nga 6K. Mjafton të rrotullohet ekrani touch për të kaluar nga formati horizontal në atë vertikal, duke e bërë kamerën veçanërisht praktike për Reels dhe TikTok. Sistemi i stabilizimit në tre akse, së bashku me Deep Track dhe Rapid Focus me AI, ndihmon në mbajtjen e subjektit të stabilizuar dhe në fokus edhe gjatë lëvizjes.
Lexo edhe: HUAWEI WATCH GT 7 Pro: Smartwatch premium me fokus te sporti, çiklizmi dhe autonomia
Luna Pro ka gjithashtu një ekran OLED 2 inç të lëvizshëm dhe të orientueshëm, 47 GB memorie të brendshme dhe autonomi të deklaruar deri në 4 orë. Kamera mund të lidhet drejtpërdrejt me mikrofonët Insta360 Mic për audio wireless, ndërsa ofron edhe POV Head Tracker dhe NFC për lidhje të shpejtë me aplikacionin Insta360 në smartphone. Me këto karakteristika, Luna Pro synon pikërisht creator-in që kërkon diçka më të fuqishme se telefoni, por më praktike se një setup tradicional kamere.




